Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Çdo djalë dhe vajzë nëpërmjet sistemit arsimor të formohet si personalitet që i respekton të drejtat qytetare, tolerancën dhe dallimet

Carovska: Çdo djalë dhe vajzë nëpërmjet sistemit arsimor të formohet si personalitet që i respekton të drejtat qytetare, tolerancën dhe dallimet

 

Carovska: Çdo djalë dhe vajzë nëpërmjet sistemit arsimor të formohet si personalitet që i respekton të drejtat qytetare, tolerancën dhe dallimet

 

Futja e një modeli të kombinuar për mësim me mundësi për përshtatje të shpejt të shkollave për mësim me prani fizik ose mësim On-llajn, si dhe fillimin e vitit shkollor më 1 tetor, është përgjigjja e krizës së koronës. Këtë e lajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi përparësitë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MAS) në periudhën e ardhshme katërvjeçare.

 

Pandemia e KOVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që sistemi arsimor të ndryshohet, aftësohet, modernizohet dhe këtë po e bëjmë. Së shpejti para publikut do ta prezantojmë Platformën e vetme kombëtare për mësimin On-llajn. Jam krenar që për herë të parë  si shtet do të kemi një platformë kombëtare. Kjo platformë do të jetë e dobishme edhe në të ardhmen, si mbështetje për mësimin në klasa ", sqaroi Ministrja Carovska.

 

Duke folur për përparësitë, Carovska tha se angazhimi i saj, por edhe angazhimi i lartë qeveritar është për të siguruar arsim cilësor për të gjithë fëmijët.  Arsim që do të jetë krenari e shtetit.

 

"Qeveria është e angazhuar të zhvillojë arsim cilësor ku do të kenë të gjithë qasje, arsim që do të krijojë qytetarë të cilët do të mendojnë logjikisht dhe në mënyrë kritike dhe do të nxjerrin si përfundim duke u bazuar në fakte dhe analiza. Besoj në barazi. Dhe angazhimi im personal është që çdo vajzë dhe djalë, përmes sistemit arsimor, të formohet si personalitet që respekton dhe kultivon të drejtat qytetare, tolerancën dhe dallimet. "Si komunitet, si qeveri, si ministri dhe si ministre, angazhohem për edukim dhe arsimim në frymën e multikulturalizmit dhe për të krijuar një kuadër të aftë për t`u përgjigjur me kërkesën e tregut të punës", potencoi ministrja.

 

 

 

 

 

Një nga përparësitë e MASH-it do të jetë edhe përmirësimi i notave të testimeve ndërkombëtare.

 

“Secili prej nesh edhe unë si ministre dua që fëmijët tanë të jenë në të njëjtin nivel të njohurive dhe aftësive me më të mirët. Atë do ta arrijmë këtë përmes reformës arsimore duke u bazuar mbi analizën e hollësishme të rezultateve të testimeve ndërkombëtare. Vetëm me angazhime të përbashkëta të ministrisë, shkollat, mësimdhënësit dhe prindërit, rezultatet e testimeve do të bëhen krenaria jonë," theksoj Carovska.

 

Krijimi i një kuadri mësimor të motivuar dhe kthimi i dinjitetit të profesionit mësimdhënës, si një nga hallkat më të rëndësishme të transferimit të njohurive është një nga përparësitë, dhe për këtë arsye do të investohet në zhvillimin e karrierës dhe avancimin e mësimdhënësve si dhe në vlerësimin e duhur të punës të tyre. MASH-i do të punojë intensivisht në forcimin e shkollave profesionale, në mënyrë që çdo nxënës pas largimit nga shkolla profesionale të mund të përfshihet pa probleme në procesin e punës, duke siguruar një punë të paguar mirë dhe një të ardhme të sigurt.

 

Investimet në përmirësimin e kushteve të mësimit do të bëhen me plan dhe paralelisht me ndërtimin e shkollave të reja, do të mirëmbahen ekzistueset, dhe nuk do të harrohen konviktet, të cilat duhet të jenë një vend i përshtatshëm për të jetuar studentët.

 

Të rinjtë janë faktori shumë i rëndësishëm në bartjen e të gjitha politikave të lidhura me shkollimin dhe përmirësimin e standardit të të rinjve. Pres përfshirjen aktive, nismat, idetë dhe mbështetjen e tyre”, potencoi ministrja për Arsim dhe Shkencë Milla Carovska.

 

Fletmandati drejtuar ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska i nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev. 

 

Minstria e Arsimit dhe Shkencës

 

[ Thursday, September 10, 2020 ] [ 117 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar