Shkolla e mesme teknike e Manastirit “Gjorgji Naumov” do të jetë shkolla e shtatë e cila do të shëndërrohet në qendër rajonale për arsim profesional dhe trajnim dhe do të kalojë në kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vendimi është sjell në bazë të analizës së bërë në të gjitha shkollat e Pellagonisë të rajonit planifikues dhe është vërtetuar se pikërisht kjo i plotëson parakushtet për t`u shndërruar në institucion arsimor shtetëror e cila do të zbatojë, promovojë dhe kontribuojë në zhvillimin e arsimit profesional dhe trajnimit .
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska e cila sot ishte në vizitë në Komunën e Manastirit, duke potencuar se procesi i transformimit do të marrë kohë, sepse është e nevojshme të investohet në kushte infrastrukturore dhe në pajisje të reja,si dhe definimi i profesioneve dhe profileve që do të përfaqësohen në të ardhmen, sipas zhvillimit të industrisë në rajon.
„Kjo është shkolla e shtatë komunale e cila shndërrohet në qendër rajonale të arsimit profesional dhe trajnimit dhe është planifikuar të hapen gjithsej tetë, me një qendër të tillë në secilin prej rajoneve planifikuese. Deri në fund të vitit do të marrim vendim edhe për një shkollë tjetër dhe më pas do të fokusohemi në investime, për të cilat kemi buxhet të mjaftueshëm dhe mbështetje të madhe nga Bashkimi Evropian”, tha Janevska.
Ministrја informoi se dy qendra rajonale - "Kiro Burnaz" Kumanovë dhe "Vanço Pitosheski" Ohër janë rikonstruktuar tërësisht, është prokuruar pjesa më e madhe e pajisjeve - tavolina, karrige, orendi për zyrë, rafte etj, për të cilat janë investuar 9 milionë denarë, ndërsa për momentin po sigurohet edhe mekanizimi i nevojshëm për realizimin e mësimit praktik.
“Shkolla e tretë – “Mosha Pijade” në Tetovë është në proces të rikonstruksionit të thellë, i cili po zhvillohet në faza në objektet e shkollës dhe pres që objekti më i madh të vihet në përdorim në gjysmën e parë të dhjetorit. Јanë duke u investuar mbi 250 milionë denarë”, shtoi Janevska.
Për shkollat “Kole Nehtenin në Veles dhe “Nikolla Karev” në Strumicë, për të cilat është sjellë vendim që të bëhen qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim , theksoi ministrja se vitin e ardhshëm do të përfshihen me aktivitete investuese.
“Sipas Planit për rritjen dhe Axhendën e Reformës, procesi i transformimit do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2027. “Nga BE-ja i marrim rreth 400 milionë denarë dhe natyrisht që shteti do të sigurojë edhe mjete shtesë nëse është e nevojshme, në mënyrë që ajo që është planifikuar të realizohet”, potencoi ministrja e Arsimit.