Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Programet kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore do të jenë udhërrëfyes për veprim të ardhshëm

Janevska: Programet kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore do të jenë udhërrëfyes për veprim të ardhshëm

 

Janevska: Programet kombëtare për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore  do të jenë udhërrëfyes për veprim të ardhshëm

 

 

Programi për arsimin e lartë tregon pa mëdyshje se nevojiten kushte më të mira mësimore, angazhim më i madh i stafit mësimor-shkencor, më shumë financa dhe formulë e re për  financim dhe natyrisht ndërhyrje në rregullimin ligjor. Bordi i Akreditimit dhe Bordi i Vlerësimit duhet të funksionojnë siç duhet për të siguruar racionalizimin e institucioneve të arsimit të lartë.

 

Kështu theksoi  ministrja e  Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në prezantimin dhe debatin për draft versionet e programeve nacionale për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore, të cilat i ka përgatitur Këshilli Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Kërkimore-Shkencore

 

“Aktorët kryesorë në ndryshimet e përgjithshme duhet të jenë studentët dhe prandaj më vjen mirë që programi i propozuar për arsimin e lartë i referohet mënyrës së organizimit të tyre, standardit të studentëve, si dhe lëvizshmërisë së studentëve”, potencoi ministrja.

 

Lidhur me shkencën dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore Janevska theksoi se deri më tani shteti nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për shkencën.

 

-  Vetëm 0,3% e BPV-së deri më tani ishin të destinuara për infrastrukturën kërkimore-shkencore, për stafin dhe projektet kërkimore-shkencore. Këtë  duhet ta ndryshojmë  dhe do të them se kjo Qeveri planifikon që gradualisht ta rrisë buxhetin për shkencën deri në 1% të BPV-së, theksoi Janevska, duke shtuar se të gjithë palët e interesuara duhet të bëjnë përpjekje për të lidhur më mirë shkencën dhe komunitetin e biznesit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të përshpejtuar zhvillimin teknologjik dhe të krijohen inovacione.

 

Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarinë  Kërkimore-Shkencore dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në angazhimin për përgatitjen e këtyre dy dokumenteve strategjike, Janevska theksoi se ato janë udhërrëfyes i veçantë për krijimin e politikave të ardhshme për modernizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend.

 

Në prezantimin e propozim - programeve, të  pranishëm ishin edhe kryetarja e Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, Prof. Dr. Gordana Llazhetiq, rektori i UKM, Prof. Biljana Angellova, dekani i Fakultetit të Shkencave të Bujqësisë dhe Ushqimit, Prof. Mile Markoski, anëtarë të Këshillit Kombëtar, si dhe profesorë, asistentë dhe studentë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar