Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancim në titujt mësimore-shkencore në universitete

Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancim në titujt mësimore-shkencore në universitete

 

Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancim në titujt  mësimore-shkencore në universitete

 

 

 

Kushtet për avancim në titujt  mësimore-shkencore në universitetet e Maqedonasë do të përforcohen me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë, i cili aktualisht është në fazën e përgatitjes. Nga kuadri mësimor do të kërkohet sërish shpallja e  punimeve në revista me impakt faktor dhe  nga ana tjetër është një nga kriteret që vlerësohen në rangimin  e universiteteve në listën e Shangait, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. Dr Vesna Janevska në emisionin Analizë në Tv 24.

 

Pas revolucionit shumëngjyrëshe  u ndryshua qeveria,u soll ligji  i cili uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në titujt mësimore-shkencore dhe menjëherë u ndje një ulje e intensitetit të punës kërkimore -shkencore. Është zvogëluar numri i punimeve që janë shpallur në revista me impakt faktor,ndërsa  kjo ndikoi uljen  e UKM-së dhe universiteteve tjera në rang-listën e Shangait”, tha Janevska, duke theksuar  se është në komunikim të vazhdueshëm dhe ka mbështetjen e udhëheqësive të universiteteve  për të përforcuar kriteret për avancim në tituj .

 

Janevska informoi se mjetet për arsim dhe shkencë gradualisht do të rriten, ndërsa kjo do të thotë mbështetje edhe  madhe për organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare, për përgatitjen  e projekteve shkencore etj.

 

Gjithashtu ministrja ju bëri thirrje universiteteve që të jenë proaktiv në gjetjen e institucioneve partnere arsimore për përgatitjen  e projekteve dhe shfrytëzimin e benefiteve  të cilët i ofron rrjeti i universiteteve evropiane.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar