Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska:Është përgjegjësi për të gjithë ne të kujdesemi për gjuhën maqedonase dhe të punojmë sistematikisht në përforcimin e letërsisë dhe kulturës maqedonase në botë

Janevska:Është përgjegjësi për të gjithë ne të kujdesemi për gjuhën maqedonase dhe të punojmë sistematikisht në përforcimin e letërsisë dhe kulturës maqedonase në botë

 

Janevska:Është përgjegjësi për të gjithë ne të kujdesemi për  gjuhën maqedonase dhe të punojmë  sistematikisht në përforcimin e letërsisë dhe kulturës maqedonase në botë

 

Shkolla verore e Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase, e cila për herë të 57-të mbahet në Ohër, është mundësi e papërsëritur që pjesëmarrësit t`i avancojnë dhe pasurojnë njohuritë e tyre në fushën e maqedonistikës dhe kur të kthehen në mjediset e tyre, të jenë promotoret tanë më të mirë, tha në hapje të seminarit ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

 

Të gjithë ne që jetojmë këtu dhe jemi të përqafuar nga Plaoshniku, kemi obligim ndaj njerëzimit të ndajmë pasurinë e Krste Misirkovit, Gane Todorovskit dhe Petre M. Andreevski, në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur, sepse është maqedonase dhe botërore në të njëjtën kohë. Dhe jo vetëm e atyre, por edhe e plejadës  veprat e të cilëve në gjuhën maqedonase kanë esencë thellë njerëzore. Prandaj na duhen përkthyes të mirë, studiues seriozë dhe njohës të gjuhës maqedonase, dashamirës të fjalës maqedonase”, theksoi Janevska.

 

Trajtimi i gjuhës maqedonase dhe përforcimi i pozitës së saj në nivel global është prioritet programor i Qeverisë së re. Janevska theksoi se nga perspektiva e integrimeve evropiane të vendit, kjo nënkupton përforcimin e kapaciteteve të përkthimit dhe interpretimit të gjuhës maqedonase, me qëllim të përgatiten në kohë dhe me cilësi të versionit kombëtar të legjislacionit evropian dhe sigurimit të mbështetjes cilësore gjatë negociatave të anëtarësimit.

 

„Realiteti është shkatërrues që tani ka më pak lektor  të gjuhës maqedonase jashtë vendit se sa në kohën e RSFJ-së. Prandaj edhe në Programin e kësaj Qeverie, si prioritet është paraparë mbajtja e ekzistimit dhe hapja e ligjëratave dhe kurseve të reja në gjuhën maqedonase në universitetet jashtë vendit. Sepse, për të gjithë ne është prekëse kur dëgjojmë të rinj nga vendet e huaja, të cilët përpiqen me shumë kujdes të flasin maqedonisht, të këndojnë këngë maqedonase dhe të dinë të luajnë valle maqedonase. Nëse ua lëmë elementëve, këta shembuj do të bëhen gjithnjë e më të rrallë.  Nëse të gjithë së bashku, veçanërisht institucionet shtetërore dhe institucionet akademike, i kushtojnë vëmendje të merituar rëndësisë së ligjëratave si qendra të vogla kulturore maqedonase në kryeqytetet botërore, do të fitojmë shumë si shtet”, theksoi ministrja e  Arsimit.

 

Janevska kërkoi nga sfera akademike dhe profesorët që të përforcojnë punën shkencore, veçanërisht në fushën e maqedonistikës dhe të marrin drejtimin në përpjekjet e përgjithshme për forcimin e gjuhës maqedonase si element thelbësor i identitetit kombëtar dhe kulturor të maqedonasve.

 

Në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase pranë  UKM, i themeluar në vitin 1967, deri më tani është ndjekur nga më shumë se 5000 pjesëmarrës nga mbi 70 vende, mes tyre studiues të shquar maqedonas, filologë, ballkanologë, sllavologë, studentë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë maqedonase në universitetet e huaja, punëtorë shkencorë që studiojnë gjuhën maqedonase në leksionet e SNGJLKM -së dhe në universitetet e botës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar