Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Qendra Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional "Kiro Burnaz" në Kumanovë po shndërrohet në institucion arsimor bashkëkohor

MASH: Qendra Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional "Kiro Burnaz" në Kumanovë po shndërrohet në institucion arsimor bashkëkohor

 

MASH: Qendra Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional

 

 

Qendra Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional të rinjve nga kjo pjesë e vendit u ofron mundësinë për përsosmëri në disa sektorë, ndërsa për të rriturit ofron arsimim joformal, rikualifikim si dhe vlefshmëri të të mësuarit joformal dhe informal.Ky investim i madh kapital në të cilin janë investuar rreth 2 milionë euro përfshin rikonstrumin e  plotë të shkollës dhe internatit, ndërsa këtë e realizuam me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes fondeve IPA, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu pas vizitës në Qendrën Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zhvillon procedurë për prokurimin e pajisjeve, përktësisht tavolinave, karrigeve, dërrasave të zeza, dollapëve për qendrat e arsimit dhe trajnimit profesional si në Kumanovë po ashtu edhe në Ohër, në mënyrë që nga shtatori plotësisht të jenë në funksion për mësim cilësor.

Në jemi një vend i vogël që në krahasim me vendet e tjera më tepër duhet t`i shfryëtëzojmë të gjitha burimet për t`u zhvilluar dhe avancuar. Prandaj vëmendje të veçantë i kushtojmë avancimit dhe përfundmit të sistemit të arsimit profesional  i cili përgatit kuadër të aftë për përfshirje të shpejtë në tregun e punës, por njëkohësisht me njohuri dhe aftësi për vazhdim suksesshëm në arsimin e lartë. Së bashku me institucione të shumta, komunitetin e biznesit dhe ekspertët po punojnë për finalizimin, e Ligjit për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, me të cilën në mënyrë sistemike do të rregullohet arsimi dual. Kjo do të lehtësojë funksionimin e qendrave të tilla dhe do t`u mundësojë atyre të jenë burime njohurish, inovacionesh dhe karriera të suksesshme, theksoi Aliu.

Gjithashu, duke iu referuar aktiviteteve për ngritjen e cilësisë e të gjithë sistemit edukativo-arsimor, ndërsa në këto korniza, dhe të arsimit mesëm profesional dhe arsimit dual, ministri Aliu theksoi se kjo  nga viti në vit se kjo do ta mundësojë të rrisin atraktivitetin e të mësuarit përmesë punës. Për këtë qëllim, do të vazhdojmë dhe avancojmë bashkëpunimin me bizneset lokale, duke harmonizuar planet dhe programet mësimore me nevojat e tyre dhe duke siguruar kuadër me aftësitë relevante. Në këtë drejtim është i rëndësishëm edhe avancimi i bashkëpunimit me bizneset lokale dhe harmonizimi i planeve dhe programeve mësimore me nevojat e tyre, në mënyrë që të sigurohet kuadër me aftësi relevante.

 

Zëvendësministri Aliu pret që nga shtatori Qendra Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë, të jetë vend ku nxënësit do të kenë mundësi të arsimohen dhe të zhvillojnë aftësi të cilat do ndihmojnë ata në të ardhmen e tyre.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar