Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" Nr. 248/20 dhe 302/20), Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr: 274/23), dhe Aktvendim për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënësit të cilët do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet mësimi praktik me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsim profesional në profesionin shëndetësor (PARALELET DUALE NGA PROFESIONIN SHËNDETËSOR) për vitin shkollor 2023/2024 me Nr. 19-13963/1 të datës 26.12.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall.
K O N K U R S
për ndarjen e 500 (pesëqind) bursave për nxënësit të cilët do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet mësimi praktik me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsim profesional në profesionin shëndetësor (PARALELET DUALE NGA PROFESIONIN SHËNDETËSOR) për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë 500 (pesëqind) bursave për nxënësit të cilët do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet mësimi praktik me numër të shtuar të orëve sipas programeve për arsim profesional në profesionin shëndetësor (PARALELET DUALE NGA PROFESIONIN SHËNDETËSOR) për vitin shkollor 2023/2024.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1.Të jenë nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore;
2. Të ketë të arritur sukses minimum 3.00 në kontinuitet të vazhdueshëm në arsimin e deritanishëm;
3. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose firma të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.
Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në një vit më të lartë.
Nëqoftëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të paraqitura ekziston barazi gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të regjistruar, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë. .
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej 28.12.2023 deri në datën 11.01.2024.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024; (në vërtetimi duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet në klasë duale)
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)
4. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta;
6. Llogaria rriedhëse në emër të nxënësit :
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Vërtetim të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas përfundimit të konkursit..
Pas publikimit të listës, të gjithë fituesit e bursave duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda afatit të caktuar.
Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. VLERA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në një periudhë prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2023/2024.