Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Është miratuar Strategjia për specializim inteligjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024-2027, me Planin e Veprimit 2024-2025.

Është miratuar Strategjia për specializim inteligjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024-2027, me Planin e Veprimit 2024-2025.

 

Është miratuar Strategjia për specializim inteligjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024-2027, me Planin e Veprimit 2024-2025.

 

 

Në seancën e 207-të të mbajtur më 12 dhjetor 2023, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi “Strategjinë e Specializimit Smart të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024-2027” dhe “Planin e Veprimit 2024-2025”. 

 

Strategjia për specializim të mençur, është strategjia e re për hulumtim dhe inovacione, që do t’i zëvendësojë Strategjinë për aftësi konkurruese (2016-2020) dhe Strategjinë për inovacione (2012-2020), të cilat kanë skaduar tashmë. Strategjia do të shtojë vlerën e kornizës strategjike kombëtare dhe do të vendoset sinergji me dokumente të tjera relevante strategjike siç janë IPA 3 Përgjigje strategjike – Dritare 4 Aftësi konkurruese dhe rritje inkluzive, Strategji industriale (2018-2017), Strategji për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (2018-2023), Plani për rritje të përshpejtuar (2022-2026) dhe dokumente të tjera strategjike të lidhura me hulumtimin, zhvillimin dhe inovacionet, duke përfshirë edhe Strategjinë  e re kombëtare zhvillimore, e cila është në fazën e përgatitjes. Njëherësh, Strategjia është në korelacion me disa dokumente dhe iniciativa strategjike evropiane të lidhura me Agjendën për Ballkanin Perëndimor për hulumtim dhe inovacione, Planin e ri për rritje të Ballkanit Perëndimor, Agjendën e re evropiane për inovacione, Marrëveshjen e gjelbër evropiane, etj.

Korniza kohore e cila ka të bëjë me Strategjinë është katër vite, ndërsa mjetet për zbatim sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe burimeve të tjera të financimit, respektivisht programeve dhe projekteve donatore.

 

Vizioni i specializimit Strategjisë është nxitja e rritjes së gjelbër dhe të qëndrueshme përmes përfshirjes së njohurive, inovacioneve dhe teknologjisë, për krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar që janë konkurrente në tregun ndërkombëtar dhe atë vendor. Për nxitjen e vizionit të Strategjisë, të përcaktuar me katër fusha parësore vertikale që kanë kapacitetin më të lartë ekonomik, novator dhe hulumtues, për krijimin e vlerës së re të shtuar, edhe atë:

 

1.            bujqësi e mençur dhe ushqim me vlerë të lartë të shtuar;

2.            teknologji informatike dhe të komunikimit (TIK);

3.            industri e elektro-makinerisë (Industria 4.0);

4.            materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa të mençura;

si dhe dy fusha parësore horizontale që kanë lidhshmëri të ndërsjellë me fushat vertikale dhe posedojnë potenciale për inovacion të kryqëzuar:

1.            energjia dhe ardhmëria, dhe

2.            turizmi;

 

Qëllime strategjike (të përgjithshme) të Strategjisë janë:

1.            Krijimi i bazave për përsosmëri shkencore;

2.            Përmirësimi i ekosistemit për inovacione;

3.            Përmirësimi i aftësisë konkurruese dhe qëndrueshmërisë ekologjike të sektorit afarist;

4.            Zhvillim i kapitalit njerëzor dhe shkathtësive për inovacione, transformim të gjelbër dhe digjital;

5.            Transformim digjital të ekonomisë dhe shoqërisë; dhe

6.            Qëllim i kryqëzuar: Sigurim i dialogut të vazhdueshëm për specializim të mençur dhe qeverisje të mirë.

 

Në përputhje me qëllimet strategjike (të përgjithshme) janë përcaktuar edhe qëllime të veçanta, të cilat do të realizohen përmes një numri të madh të masave dhe aktiviteteve, respektivisht përzierjes së politikave që ndjekin orientimin e BE-së për tranzicion të gjelbër dhe përdorim të fortë dhe gjithëpërfshirës të zgjidhjeve digjitale.

 

Deri në fund të periudhës katër vjeçarin, me realizimin e Strategjisë mes tjerash është parashikuar që të arrihet:

-              avancim i performanseve të përgjithshme novatore të vendit1;

-              përmirësim i rangut të ekosistemit novator të vendit në nivel global2;

-              bashkëpunim i rritur akademi-industri në fushën e hulumtimit, zhvillimit, inovacioneve;

-              normë më të lartë të subjekteve afariste novatore;

-              numër të rritur të novatorëve;

-              normë e rritur e personave të punësuar në hulumtim dhe zhvillim (% e popullsisë së përgjithshme aktive) .

 

 Strategjia është zhvilluar në bashkëpunim dhe në përputhje me metodologjinë e Qendrës së bashkuar hulumtuese të Komisionit Evropian QBH (ang. European Commission Joint Research Center - JRC), si dhe me udhëheqjen e vazhdueshme të tyre dhe mbështetjes sistemore të ekspertëve, në të gjitha fazat. Në procesin e përpilimit të strategjisë janë përfshirë edhe disa projekte donatore që mbështetën aktivitete të caktuara dhe ndanë njohurinë dhe përvojën e tyre.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Ekonomisë, e koordinuan procesin e zhvillimit të Strategjisë, ndërmorën në varg aktivitetesh, duke bashkëpunuar në mënyrë intensive me institucione të tjera kompetente nga sektori privat, akademik, publik dhe civil, sipas modelit të heliksit katërkrahësh.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar