Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për studime kërkimore, të doktoratës dhe pas doktoratës në Zvicërr për vitin 2024

Bursa për studime kërkimore, të doktoratës dhe pas doktoratës në Zvicërr për vitin 2024

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se Komisioni Federal për bursa për studentët e huaj të Qeverisë së Zvicrrës do të ndajë 20-30 bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut për vitin akademik 2024. Këto bursa u mundësojnë të rinjve të diplomuar të kualifikimit të lartë nga fusha të ndryshme, me mundësi të njejtit të vazhdojnë studimet për hulumtues, të doktoratës dhe pas tdoktoratës në Zvicër në disa nga universitetet shtetërore ose institucionet e njohura (Universitetet Kantonale Zvicerane, Universitetet e Shkencave të Aplikuara, në të dy Institutet Federale të Teknologjisë si dhe katër Institutet kërkimore)

 

Janë në dispozicion tre lloje të bursave:

- Bursë kërkimore

- Bursë doktorature

- Bursë pas doktorature

Informacione më të detajuara për tri llojet e bursave mund të gjenden në faqen e internetit të Ambasadës në: www.eda.admin.ch/north-macedonia.

Aplikimet si dhe dokumentet e tjera të nevojshme mund të gjenden online ose në Ambasadë (Tel: 02 3103300, e-mail: skopje@eda.admin.ch)

Kandidatët është e nevojshme të dorëzojnë aplikacionin e plotësuar në formë letre në dy kopje në Ambasadën e Zvicrës në Shkup, jo më vonë se 15 nëntor të vitit 2023.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar