Në takimin e punës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Asociacionit qytetar MOST, u prezantua dokumenti me rekomandime për përgatitjen e programeve mësimore të reja të Historisë që i referohen shkaqeve që çuan në fillimin e Luftës së Dytë Botërore si dhe ngjarjeve drejtpërdrejtë parë fillimit të tij me theksin në nënshkrimin e "Paktit Molotov-Ribbentrop".
Dokumenti është rezultat i bashkëpunimit mes dy palëve dhe do t`i dorëzohet Byrosë së Zhvillimit të Arsimit si institucion përgjegjës për procesin e përpilimit të programeve mësimore. Rekomandimet pritet të zbatohen nga krijuesit e programeve mësimore në të ardhmen
Ky dokument, si dhe analizat që i kanë paraprirë, paraqesin bazë për pasurimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së programeve mësimore të historisë për arsimin fillor dhe të mesëm që trajtojnë këtë periudhë, bazuar në fakte.