Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / K O N K U R S për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

K O N K U R S për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit për arsimin fillor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/2019, 229/20) dhe nenit 1, 3 dhe 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën për zgjedhjen e mësimdhënësve për arsim fillor për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit nr. 12-8133/1 të datës 28.08.2020 dhe nr.12-2805/1 të datës 15.02.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

K O N K U R S

 

për zgjedhjen e mësimdhënësve për kryerjen e punëve edukative-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit

 

1.    Shpallet konkurs për kryerjen e punëve edukativo-arsimore për fëmijët e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit për këto shtete:                                    

Republika e Gjermanisë

-       Një (1) mësimdhënës në Bohum, Elendorf, Vupertall dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën shqipe),

-       Një (1) mësimdhënës në Hamburg, Hanover, Llacen, Bremen, Pineberg dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)

-       Një (1) mësimdhënësnë Hambgurg dhe rrethinë (me mësim në gjuhën shqipe),

-       Një (1) mësimdhënës në Ulm, Faingen Enc, Shtudgart, Sindellfingen dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)

 

Republika e Francës

-Një (1) mësimdhënës në Kantelleu, Verno, Pantan dhe rrethinë (me mësim në Gjuhën maqedonase)

Republika e Sllovenisë

-       Një (1) mësimdhënës në Kranj, Nova Goricë, Koper, Lubjanë, Divaçë, Ajdovçinë, Kozinë, Hrple dhe rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase),

Konfederata Zvicerane

-       Një (1) mësimdhënës në Zhenevë, Danzh, Eshallan, Veve, Iverdon, Friburg dhe rrethinë (me mësim në gjuhën maqedonase).

1.1.        Mësimi do të realizohet në gjuhën e mëposhtme:

      Republikën e Gjermanisë – dy(2) mësimdhënës me mësim në gjuhën shqipe dhe dy(2) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,

      Republikën e Francës –një (1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,

      Republikën e Sllovenisë –një (1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase,

Konfederata Zvicerane – një(1) mësimdhënës me mësim në gjuhën maqedonase.

 

  1. Kandidatët e interesuar  është e nevojshme t`i plotësojnë kushtet në vijim:

- - Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës i gjuhës maqedonase ose mësimdhënës i gjuhës shqipe (shkallën VII/1, përkatësisht VI A sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve ose me 240 kredi EKTS);

- - Të ketë përvojë pune së paku pesë vjet në shkollën fillore;

- - Të njeh gjuhën e shtetit për të cilën aplikon, gjegjësisht për vendet e punës në Republikën e Gjermanisë është e nevojshme njohjen e gjuhës gjermane, për Republikën Franceze është e nevojshme të njeh Gjuhën frënge, për Republikën e Sllovenisë është e nevojshme njohja e gjuhës sllovene dhe për Konfederatën Zvicerane është e nevojshme të njeh gjuhën frënge;

- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim në kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

Kohëzgjatja e angazhimit të mësimdhënësit zgjat katër vjet.

Kontrollimin e njohjes së gjuhës së shtetit për të cilin konkurron kandidati i paraqitur e kryen  Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mësimdhënësi i përzgjedhur, në afat prej 15 ditëve nga dita e lidhjes së kontratës së punës, është i detyruar të realizojë kontakt personal me personin përgjegjës në Agjencinë e Emigracionit dhe të lërë të dhënat e kontaktit të tij..

 

  1. Dokumentet e nevojshme:

-       Lutje;

-       - Diplomë për arsimin e lartë të kryer ose Certifikatë për arsimin e lartë të kryer ku do të mund të përcaktohet mesatarja, kopje të verifikuar në noter;

-       Biografi të shkurtër;

-       Vërtetim për përvojën e punës në shkollën fillore;

-       - Vërtetim për njohjen e gjuhës së shtetit për të cilin aplikojnë, kopje të verifikuar në noter

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar sanksion për kundërvajtje ndalim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit, do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

  1. Orari ditor i punës së mësimdhënësit:

 - 8 orë varësisht nga organizimi i punës edukativo-arsimore të mësimdhënësit,

 

            4.1.Orari javor i punës së mësimdhënësit:

-       së paku5 (pesë) ditë në javë.

 

4.2.Kompensimi bazë për punë jashtë vendit të mësimdhënësit është:

·         Konfederata Zvicerane –   2.600CHF,

·         Republika e Gjermanisë – 1.740 ЕUR,

·         Republika e Francës – 1.900 ЕUR,

·         Republika e Sllovenisë - 1640 ЕUR.

Dokumentet parashtrohen në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup, me shënim “Konkurs për mësimdhënës jashtë vendit”.

 

Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të verifikuar në noter.

 

  1. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni i formuar me aktvendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në afat prej 30 ditëve nga dita e përfundimit të Konkursit.

 

Dokumentet e dorëzuara të pakompletuara dhe jo në kohë  nuk do të merren parasysh.                                

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar