Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSAT PËR PJESMARRJE NË KURSET VERORE NË GJUHËN POLAKE DHE KULTURA NË KUADËR TË NAWA PROGRAMIT

BURSAT PËR PJESMARRJE NË KURSET VERORE NË GJUHËN POLAKE DHE KULTURA NË KUADËR TË NAWA PROGRAMIT

 

 

Agjencia nacionale Polake për Shkëmbim Akademik - NAWA njofton se do të sigurojë katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, për të marrë pjesë në kurse verore të gjuhës dhe kulturës polake për studentët që studiojnë gjuhën dhe letërsinë polake, në kuadër të Programit NAWA, i cili do të mbahet në Republikën e Polonisë.

 

Kandidatët është e nevojshme t’i parashtrojnë dokumentet në vijim në dy ekzemplarë:

-       Aplikacion të plotësuar;

-       CV, biografi të shkurtër;

-       Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm;

-       Për studentët: vërtetim se është student i rregullt në fakultet;

-       Letër motivuese.

 

Kurset mbahen në korrik dhe gusht 2022, në kohëzgjatje prej 3 ose 4 javë.

Bursa mbulon shkollimin, akomodimin dhe ushqimin në mensës studentore, ndërsa shpenzimet e udhëtimit janë në barrë të vetë  kandidati.

Dokumentet e dorëzuara jo të plota dhe jo në kohë  nuk do të merren parasysh.

 

Universitetet me të cilat NAWA do të nënshkruajë kontrata për organizimin e kurseve verore do të jenë përgjegjëse për rekrutimin e pjesëmarrësve. Universitetet do të rekrutojnë pjesëmarrës në bazë të udhëzimeve të NAWA dhe do t’i pranojnë ato pjesëmarrëstë cilat janë të shënuara nga NAWA në listën e vendeve të garantuara. Rregullat e detajuara të rekrutimit do të shënohen nga vetë universitetet, ndërsa të gjitha informatatvijuese në rast pyetjeve nga persona që nuk janë në listën e vendeve të garantuara mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:

https://nawa.gov.pl/en/the-polish-language/nawa-summer-courses

 

Kandidatët duhet të regjistrohen më së voni deri më 06.03.2022, deri në ora15:00 , на следниот линк: https://programs.nawa.gov.pl/login

 

Kandidatët e regjistruar Fletëaplikimin së bashku me dokumentacionin e lartë shënuar në dy ekzemplar duhet ta dorëzojnë në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rr “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup më së voni deri më09.03.2022

 

 

Intervista me kandidatët do të mbahet më 11.03.2022në  ora 10:00   në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kati 14 zyra nr. 1410.

 

Personi kontaktues  : Goce Vidanovski , Sektori për Shkencë dhe Inovacion, , (02) 3140 185,

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk 

 

 

E rëndësishme: për shkak të pandemisë  KOVID -19, ende nuk dihet nëse kurset do të organizohen në mënyrën tradicionale (stacionare) , ose për here të dytë radhazi do të organizohen nga distanca ( online). Kjo informatë do të dihet deri në prill të vitit 2021.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/29/2024

11/29/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar