Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Kompanitë janë thelbësore në zbatimin e arsimit dual, së bashku me kuadrin e mësimdhënësve kontribuojnë në edukimin e nxënësve të përgatitur mirë

Shaqiri: Kompanitë janë thelbësore në zbatimin e arsimit dual, së bashku me kuadrin e mësimdhënësve kontribuojnë në edukimin e nxënësve të përgatitur mirë

 

Shaqiri: Kompanitë janë thelbësore  në zbatimin e arsimit dual,  së bashku me kuadrin e  mësimdhënësve  kontribuojnë në edukimin e nxënësve të përgatitur mirë

 

 

Interesimi i sektorit të biznesit për të marrë pjesë në zbatimin e procesit arsimor në shkollat ​​e mesme profesionale është vazhdimisht në rritje dhe kjo më gëzon veçanërisht, sepse qasja e përbashkët garanton sukses dhe arritje të sigurt të qëllimit - të edukojmë gjenerata të nxënësve sa më cilësorë. Mentorët nga kompanitë ju ndihmojnë shumë mësimdhënësve përgatitjen profesionale të të rinjve dhe e ngritin gatishmërinë e tyre për veprim të shpejtë dhe të suksesshme në tregun e punës. Kështu ulet papunësia, e cila është interes social dhe prioritet kulmor i vendit.

 

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, pas takimeve në komunat e Ohrit dhe Strugës, me kryetarët e komunave  dhe përfaqësuesit e  pushtetit lokal, sektorit të biznesit dhe përfaqësuesit e shkollave të mesme profesionale, të cilat organizohen në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm " për të krijuar politikën e regjistrimit për vitin shkollor  2022-2023.

 

“Sot në Ohër dhe Strugë vazhduam dialogun me të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të dytin vit radhazi promovon arsimin e mesëm profesional dhe krijon politika për regjistrim. Me kompani, komunat dhe shkollat diskutuam për të përcaktuar nevojat për kuadër të caktuar  profesional në këtë  rajon dhe futjen e profesioneve dhe drejtimeve përkatëse  në shkollat ​​e mesme, të cilat krahas një sërë masash dhe inkurajimesh të tjerë siç janë ndarja e bursave, garantimi i  vendit të  punës pas diplomimit etj, do të kishin tërhequr të rinjtë të regjistroheshin dhe profesionalisht të arsimohen” theksoi Shaqiri.

 

Më gëzon fakti që shoh përkushtim të madh në këto  ngjarje  që do të thotë se interesimi i sektorit të biznesit të merr pjesë në realizimin e procesit arsimor në shkollat ​​e mesme profesionale ku  vazhdimisht rritet dhe kjo është për t`u përshëndetur.

 

Më gëzon fakti, siç theksoi  ministri, interesimi i kompanive për t`u përfshirë në këtë proces është i madh.

 

Këtë na e dëshmoi edhe pyetësori e realizoi  Ministria e Arsimit dhe Shkencës para se filloj ky dialog ku për këtë vit u janë përgjigjur  rreth 400 kompani. Madje  90% e këtyre kompanive kanë deklaruar se janë të gatshme të kyçen  në arsim dual, pra të pranojnë nxënës  për praktikë në vitin shkollor  2022/23. Kështu që , komuniteti i biznesit është thelbësor në realizimin e konceptit të arsimit dual  dhe jam i nderuar  që dëshirojnë marrin pjesë në këtë koncept” u shpreh Shaqiri.

 

Ministri edhe një herë theksoi se në vitin 2021/2022, pikërisht si rezulatat i dialogut “ Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” nga gjithësej 10.683 nxënës të regjistruar  në arsimin e mesëm profesional 1.400 nxënës e kanë zgjedhur arsimin dual.

 

Numri i paraleleve duale është rritur nga 11 në 97, me përfshirjen e  mbi 200 kompanive. Gjithashtu ministri informoi se ndër profesionet më të kërkuara janë drejtimi - makineri, elektro-teknikë, kimi - teknologji, ekonomi-juridik, tregti dhe pylltari – përpunimi i drurit.

 

 

“Pritjet tona janë që për vitin e ardhshëm shkollor të kemi një numër edhe më të madh të kompanive që do të marrin pjesë në arsimin dual. “Jam i bindur se ky proces do të japë frytet e veta dhe në vitin 2022/23 së bashku me odat ekonomike, pushtetin vendor dhe shkollat ​​e mesme do të hapim profesionet e kërkuara në çdo rajon”, deklaroi ministri.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/29/2024

11/29/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar