Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska dhe Grubi vizituan lokacionin ku filloi ndërtimi i shkollës së re në Vizbeg, zhvillimi i infrastrukturës arsimore i cili në të ardhmen do të jetë një nga fokuset e Qeverisë

Carovska dhe Grubi vizituan lokacionin ku filloi ndërtimi i shkollës së re në Vizbeg, zhvillimi i infrastrukturës arsimore i cili në të ardhmen do të jetë një nga fokuset e Qeverisë

 

Carovska dhe Grubi vizituan lokacionin ku filloi ndërtimi i shkollës së re në Vizbeg, zhvillimi i infrastrukturës arsimore i cili në të ardhmen do të jetë një nga fokuset e Qeverisë

 

 

Investimi në infrastrukturën arsimore presim të mbetet edhe më tej një nga fokuset kyçe në punën e Qeverisë, sepse të gjithë e kanë të qartë se kushtet për edukim, flas për objektet shkollore dhe pajisjen e tyre, së bashku me sigurimin e programeve të reja mësimore  dhe materialeve cilësore për mësim, si dhe investimi në trajnime të kuadrit mësimor dhe motivimi i tyre për punë, janë parakushte themelore për arsim cilësor dhe krijimin e gjeneratave cilësore.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, e cila së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin  vizituan lokacionin në lagjen Vizbeg në Komunën e Butelit, ku në sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorë, me mjete nga Buxheti i MASH-it filloi të ndërtohet  shkollë e re fillore. Në këtë ngjarje  morën pjesë edhe ish-kryetari i komunës Velimir Smilevski dhe kryetari i tanishëm Darko Kostovski.

 

“Kjo është një nga premtimet që u kemi dhënë qytetarëve të Komunës së Butelit në të kaluarën dhe jam krenare që gjatë mandatit tim si ministre në këtë resor, kemi arritur të fillojmë me realizimin e këtij investimi dhe sipas marrëveshjes me kontraktuesin, pritshmëritë janë të përfundojnë brenda një viti e gjysmë. Bëhet fjalë për shkollë me kapacitet prej mbi 500 nxënës, për ndërtimin e së cilës do të investohen rreth 107 milionë denarë”, tha Carovska.

 

Ministrja potencoi se gjatë ndërtimit do të merren parasysh të gjitha standardet bashkëkohore për këtë lloj objekti, me klasa dhe kabinete bashkëkohore, hapësira për mësimdhënësit, hapësira për rekreacion dhe sport, me qasje të sigurt për nxënësit dhe qytetarët me pengesa.

 

„Besoj se për një vit e gjysmë të gjithë do të gëzohemi në hapjen e kësaj shkolle dhe besoj se këtu do të rriten dhe do të zhvillohen shumë gjenerata të reja, njerëz të rinj të cilët në kushte të mira për edukim dhe me mbështetjen e kuadrit mësimor do të shpërblehen, do të fitojnë aftësi dhe ngadalë do të marrin përsipër dhe në mënyrë cilësore do t`i kryejnë rolet e të rriturve në shoqëri", theksoi  ministrja.

 

Carovska informoi se Buxheti për vitin 2022 është projektuar t`i përfshijë tre aspektet themelore për të siguruar një vazhdimësi në zhvillimin e sistemit arsimor - infrastrukturën, programet e reja mësimore dhe materialet për mësim dhe trajnimin e kuadrit mësimor dhe profesional. Siç u shpreh ajo  në pjesën e investimeve kapitale janë paraparë mbi 1 miliard denarë dhe beson se tërësisht do të përdoren për programet për ndërtime dhe rikonstruksionet e objekteve shkollore, sallave sportive, konvikteve për studentë dhe objekteve tjera ku do të jetë e nevojshme për investime.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar