Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shpallje publike për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet pas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve hulumtuese shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

Shpallje publike për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet pas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve hulumtuese shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

 

Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtarinë hulumtuese -shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 , 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21), Neni 3 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin e projekteve ose programeve hulumtuese -shkencore ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes Publike për përzgjedhjen e recensentëve nr. 15-13720 / 1 të datës 21.09.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së  Veriut shpall:/

 

 SHPALLJE PUBLIKE

 për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet pas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve hulumtuese shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të kryejë përzgjedhje të recensentëve, të cilët do t’i recensojnë projekt propozimet e paraqitura pas Konkursit për financimin e projekteve hulumtuese shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike).

 

Recensentët duhet të jenë nga hulumtuesit kryesorë të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, pra mësimdhënës-shkencor nga fusha e përshtatshme shkencore dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.

 

Recensentët duhet të jenë nga fushat e mëposhtme shkencore, fushat shkencore dhe fushat shkencore të hulumtimit:

         

1.

Shkencat Matematiko-Natyrore: Biologji (biologji molekulare); Biokimi; Fizikë; Kimi (Kimi analitike, kimi strukturore, gjeokimi, kimi në farmaci, shkenca e materialeve, kimi kuantike, gjeokimi, kimi teorike, nanomateriale dhe nanoteknologji);

2.

Shkencat teknike dhe teknologjike: Elektroteknik; Elektronikë dhe automati (rrjete dhe sisteme e energjisë - kontroll i cilësisë, metrologji); Energjetikë; Teknikë kompjuterike dhe informatikë; Ndërtimtari dhe Ekonomia e ujit (gjeoteknikë, inxhinieri e tërmetit); Inxhinieri Kimike; Teknologji kimike; Kontrolli i cilësisë; Makineri; Teknologji e prodhimeve ushqimore; Mjedisi jetësor (energjetikë, ujë, ajri dhe tokë)

3.

Shkencat Mjekësore dhe Shëndeti: Shkencat Mjekësore Fundamentale (imunologjia, mikrobiologjia, gjenomika, gjenetika riprodhuese,forenzikë,  klinika gjenetike diagnostifikimi molekular, parazitologjia); Shkencat mjekësore klinike (nefrologji, urologji); Farmaci (farmakologji, analiza e barnave, farmakogjenetika); Teknologji mjekësore (mjekësi bërthamore); Nutricionizëm;

4.

Shkencat Bioteknike: Shkenca e Tokës dhe Hidrologji; Mbrojtja e bimëve; Prodhimi i bimëve; Pemtaria; Vreshtaria; Mjekësia veterinare; Prodhimi për bagëti (blegtori); Pylltari dhe hortikulturë; Përpunimi i drurit; Bioteknologji; Teknologjia e ushqimit (kontrolli i cilësisë dhe siguria e ushqimit)

5.

Shkencat Sociale: Shkencat Ekonomike; Statistikë; shkencat politike

6.

Shkencat humane: Shkencat historike (histori, kulturologji); Arkeologji

 

Recensentët e përzgjedhur, projektet e paraqitura

Do t’i vlerësojnë mbi bazën e kritereve mëposhtme:

 

- kontributi në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;

- rëndësia e projektit me objektivat e hulumtimit

- origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtja e hulumtimit;

- kompetenca e hulumtuesit kryesor;

- kompetenca dhe origjinaliteti i ekipit hulumtues;

- potenciali i projektit për zbatimin praktik dhe disponueshmëri të infrastrukturës laboratorike në vend;

- potenciali i projektit për njohjen e infrastrukturës laboratorike dhe ndikimin shkencor në nivel ndërkombëtar;

- fizibiliteti i propozimit të projektit (ndërtimi financiar), mundësitë për zbatimin e rezultateve;

- cilësia e aplikimit (përfshirje dhe plotësi, thelbi, detajet, saktësia dhe qartësia)

- plani konceptual për menaxhimin e resurseve

laboratorike (formalizimi, organizimi dhe qëndrueshmëria afatgjatë e përdorimit të infrastrukturës laboratorike)

Kandidatët e interesuar duhet në fletëparqitjen detyrimisht duhet të dorëzojnë:

- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi  për punën me projekte ndërkombëtare

- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale ose të paprekshme për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.

 

Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:

              Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës

              Sektori për Shkencë dhe Inovacione

Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54

1000 Shkup

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 24.09.2021 (ora 15:30)

 

Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.

 

Për të shkarkuar:

Fletëparaqitja për recensent (linku)

Lista vlerësuese (linku)

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar