Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Nxënësit dhe studentët të vazhdojnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës sipas afatit të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar

MASH: Nxënësit dhe studentët të vazhdojnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës sipas afatit të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar

 

MASH: Nxënësit dhe studentët të vazhdojnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës sipas afatit të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën apel të gjithë shfrytëzuesve  të ndonjërës prej kategorive të bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e regjistruar në studimet deridiplomike në ciklin e  parë në  institucionet  e arsimit të lartë në vend, nëse plotësojnë kushtet për vazhdimin e të drejtës së bursës, dokumentet e nevojshme  t`i dorëzojnë sipas afatit të përcaktuar në marrëveshjen  e nënshkruar.

Gjegjësisht, afati i fundit për vazhdimin e të drejtës për bursë për nxënës është nga 1 deri më 30 shtator 2021. Çdo shfrytëzues  i bursës duhet të dorëzojë  vërtetim se nxënësi është nxënës i rregullt në  vitin shkollor  2021/2022 dhe kopje të dëftesës  së fundit

Ndërsa afati për vazhdimin e të drejtës për bursë për studentë është nga 1 deri më 30 tetor 2021. Çdo Shfrytëzues i bursës duhet të dorëzojnë vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit dhe certifikatë/ vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna  me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin në shikim, si dëshmi se ka dhënë 80% gjegjësisht 90% ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.

 

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, nëse studentët nuk kanë mundësi të dorëzojnë të njëjtët në mënyrë elektronike atëherë dorëzojnë  në Shërbimin Administrativ në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës ( dërgesë rekomanduese me letër kthyese) në adresën : Bul. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup ose drejtpërdrejtë në Ministri.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar