Me Konceptin e ri, çdo shkollë duhet të ofrojë 12 lëndë zgjedhore në vit, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Temën e ditës në Televizionin Sitell.
"Me Konceptin e ri, ka më tepër lëndë zgjedhore. Nuk shfuqizuam asgjë. Tani themi në katër kapituj mund të sigurohen deri në tre lëndë zgjedhore. Që do të thotë se çdo shkollë duhet të ofrojë 12 lëndë në vit. Lëndë zgjedhore tani futen edhe nga klasa e katërt. "Aktivitetet zgjedhore janë nga klasa e parë deri në të tretën, ndërsa lëndë zgjedhore nga dy në vit janë prej klasës së 4-9", tha Carovska.
Carovska tha se mësimdhënësit e lëndëve zgjedhore do të vazhdojnë të punojnë, por edhe do të duhet të ofrojnë titull të mirë të lëndës dhe program interesant për t`iu interesuar nxënësve ta zgjedhin lëndën.
"Shumë do të jetë e rëndësishme mësimdhënësit t`i përkushtohen lëndëve që duhet të jenë zgjedhore, sepse ato duhet të jenë më interesante, ndërsa nxënësit me dëshirë të shkojnë në ato orë.
„Gjithsesi se nxënësit nga klasat më të ulëta do të sjellin vendime në konsultim me prindërit, që tregon se edhe ato tituj dhe përmbajtje duhet të pranohen edhe nga prindërit që të mund të zgjidhen, por e dini kur keni mundësi të zgjidhni dy lëndë, përsëri i zgjidhni sipas afiniteteve, besimeve, njohurive të tyre“, tha Carovska.