Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Nga 1 Maji fillon regjistrimi elektronik i nxënësve të klasave të para

Carovska: Nga 1 Maji fillon regjistrimi elektronik i nxënësve të klasave të para

 

Carovska: Nga 1 Maji fillon regjistrimi elektronik i nxënësve të klasave të para

 

 

Nga 1 maji, vendoset shërbimi i ri për regjistrimin elektronik të klasave të para. Përmes portalit uslugi.gov.mk prindërit / kujdestarët do të mund të plotësojnë aplikacionin, të zgjedhin shkollën dhe të bashkëngjitin  dokumentet e nevojshme të skanuara. Pasi të pranohet aplikimi, caktohet termin në të cilën nxënësi do të duhet të vijë të flasë me pedagogun në shkollë. Shërbimin e ri digjital e promovoi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska së bashku me përfaqësuesin e Ambasadës Britanike në Shkup Riçard Malion, Drejtoresha Ekzekutive të QMN Neda Maleska-Saçmaroska dhe me Stefan Bogoev Kryetarin e Komunës së Karposhit gjatë vizitës në SHF "Vera Ciriviri" Trena.

 

"Këtë vit, falënderit Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimit dhe Ambasadës Britanike, një pjesë e madhe nga shërbimet që i ofron  Ministria e Arsimit dhe Shkencës u digjitalizuan, ndërsa jam veçanërisht krenare për këtë shërbim që e lehtëson qasjen e prindërve në regjistrimin e fëmijëve dhe nxënësve tanë në sistemin arsimor. "Atë do ta bëjnë duke bashkangjitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pasi të ketë përfunduar procesi administrativ do të mbarojë kanë vetëm një vizitë në shkollën e takimit me pedagogun dhe vlerësim dhe fillimin e mëtejshëm në procesin e arsimit të një nxënësi", tha Carovska.

 

Shërbimi për regjistrimin elektronik të klasave të para është lehtësim i madh edhe për administratorët në shkollat, sepse në vend të tyre, të dhënat për çdo nxënës të regjistruar futen automatikisht në sistemin ESARU të ministrisë ku mbahen evidenca për të gjitha shkollat ​​në vend. Për shfrytëzimin e mjetit nga shkollat, janë parashikuar trajnime të përshtatshme që fillojnë nesër.

 

Për ata prindër që për shkak të çfarëdo lloj arsye nuk kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë shërbim elektronik, mbetet mundësia për paraqitjen e nxënësve të klasave të para për regjistrim dhe me dërgim fizik të dokumenteve në shkollë.

 

Carovska informoi se procesi i digjitalizimit të shërbimeve në arsimin mbështetet nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada Britanike në Shkup dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Në korniza të atyre deri më tani, janë digjitalizuar disa shërbime, gjegjësisht procedura, si procedura për nostrifikimin e diplomave për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë të fituara jashtë vendit, aplikimi për akomodim në konvikte studentore dhe të nxënësve për realizimin e të drejtës për nxënës dhe bursa studentore, si dhe aplikimi për financim të projekteve për rinovimin e shkollave nga komunat.

 

Ministrja lajmëroi se në periudhën e ardhshme do të digjitalizohen edhe sërë shërbimesh të tjera të lidhura me arsimin fillor dhe të mesëm, por edhe në fushën e shkencës.

Kryetari i Komunës Bogoev deklaroi se është i lumtur që shërbimi i ri dhe sistemi për regjistrim elektronik të nxënësve të klasave të para promovohet nga komuna me të cilën ai menaxhon dhe e cila njëkohësisht është komuna e parë që filloi me digjitalizimin dhe vendosi mësim online me fillimin e pandemisë.

 

Përfaqësuesi i Ambasadës Britanike Riçard Malion tha se me mbështetjen që e japin në proceset e digjitalizimit të shërbimeve në vend, në fakt vendosin shërbime nga të cilat përfitim kanë shumë familje, përderisa Drejtoresha Ekzekutive e QMN-së Neda Maleska-Saçmaroska potencoi se deri tani kanë përpunuar numër të madh të shërbimeve administrative digjitale dhe se kënaqësi është që procesin e digjitalizimit e kanë filluar në arsim me disa procedura të rëndësishme që janë prej rëndësisë së madhe për qytetarët.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar