Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në konferencën për shtyp të partisë politike VMRO – DPMNE

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në konferencën për shtyp të partisë politike VMRO – DPMNE

 

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në konferencën për shtyp të partisë politike VMRO – DPMNE

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj konferencës për shtyp të përfaqësuesit të partisë politike VMRO - DPMNE Vesna Kusakatska, e cila thotë se tekstet shkollorë të shtypur do të hiqen .

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencësju përkujton se, siç u njoftua nga viti i ardhshëm shkollor, do të zbatohet mënyrë e kombinuar e të mësuarit, që nënkupton përdorimin e teksteve shkollorë të shtypur dhe digjitalë.

 

Gjegjësisht, tekstet shkolloe të shtypur do të vazhdojnë të sigurohen për nxënësit nga klasa e parë në klasën e tretë,sepse është periudhë në të cilën duhet të zhvillohetmarrëdhënia tek fëmija me  librin. Ndërsa për nxënësit e klasave të katërta dhe ato të larta, opsioni i parë do të jenë tekstet shkollore digjitale, duke pasur parasysh se ata tanimë i kanë zhvilluar aftësitë për zbatimin e teknologjisë IT dhe mjeteve elektronike.Por nëse, sipas vullnetit të tyre, nxënësit deklarojnë se duan të ndjekin mësimet nga libëri shkollor i shtypur, do tëju mundësohet . Ndërsa lektyrat do të jenë në dispozicion vetëm në formë të shtypur..

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në asnjë rast nuk do të lejojë asnjë nxënës  të mbetet pa tekstë shkollor, qoftë ai elektronik apo i shtypur. Arsimi është e drejtë e garantuar e çdo nxënësi dhe ne e sigurojmë dhe ndërtojmë atë.

 

Diskriminimi është dukuri në arsim për të cilin është folur në të kaluarën,kurse tani  po eliminohet plotësisht. Qeveria aktuale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punojnë intensivisht në gjithëpërfshirjen në arsim.

 

këtë drejtim, për herë të parë në vitin shkollorë 2021/2022 të gjitha tekstet  shkollore do të jenë në dispozicion në format audio dhe nëletrën Braillepër nevojat e nxënëeve me shikim të dobët.Përmes Ligjit të ri për Tekstet shkollore ne i  fshijmë përmbajtjet e palogjikshme për të cilat, për fat të keq, në disa kohëra të tjera nuk kishte asnjë reagim dhe brezat e studentëve u shkatërruan për dekada..

 

Ligji i ri për tekstet shkollore ka rregulla strikte sipas të cilave librat do të zbatohen  dhe shtypen. Ministria e Arsimit dhe Shkencësnuk do të lejojë që përmbajtja joedekuate të jetë pjesë e materialit që nxënësit po mësojnë .Në të ardhmen, në vend të teksteve diskriminuese dhe nënçmuese, ne do të flasim për cilësinë.

 

Në lidhje me deklaratat se 10 përqind të nxënësve  nuk janë të përfshirë në mësimë , ne jemi të detyruar të informojmë se kjo është një e pavërtetë absolute,sepse përmes modelit hibrid të mësimdhënies (me prani fizike, mësimdhënie online, shpërndarje të materialeve të shtypura dhe emisione edukative në MTV) e drejta për arsim nuk i kufizohet askujt.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të investojë në arsim dhe institucione arsimore,përshkak se  nga arsimi cilësorë varet ardhmëria dhe zhvillimi i shtetit .

 

Lajme dhe Ngjarje


4/24/2021
Back to top
Close Offcanvas Sidebar