Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Rrjedhin përgatitjet e maturës

Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Rrjedhin përgatitjet e maturës

 

Carovska në takim me drejtorët e shkollave të mesme: Rrjedhin përgatitjet e maturës

 

Shkollat ​​e mesme po përgatiten për provimin e dhënies të maturës shtetërore. Në takimin online me Ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, informuan se po veprojnë në pajtim me aktvendimin e përbashkët të Qeverisë dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për zbatimin e provimit përfundimtar.

“Një pjesë e madhe tashmë i kanë shpallur provimet interne. "Edhe një herë kam thirr që të përmbushen të gjitha elementet e dakorduara nga matura, sepse ajo është në interes të nxënësve tanë," tha Ministrja Carovska.

 

Detyrimi i komisioneve të lëndëve të maturës është të përgatisin detyra të provimit për çdo lëndë dhe t`i publikojnë më së voni tre javë para provimit. Prej atyre detyrave të provimit, më pas përgatitet testi për provimet interne.

 

Drejtorët e shkollave të mesme informuan se të gjitha masat e sigurisë dhe mbrojtjes për dhënien e provimit të maturës do të zbatohen plotësisht. Ministrja Carovska ka qenë e informuar për rrjedhën e mësimit si dhe për aktivitetet tjera në lidhje me procesin edukativo-arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje


4/24/2021
Back to top
Close Offcanvas Sidebar