Shkollat fillore po përgatiten për implementimin e programeve mësimore të reja që do të fillojnë prej në vjeshtë. Drejtorët e shkollave fillore në takimin e sotëm online e informuan Ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska se për vitin shkollor 2021/2022 fokusin e vënë në përgatitje për realizimin e programeve mësimore për klasën e parë dhe të katërt.
"Shkollat tashmë po punojnë për të siguruar burimet e nevojshme që të mund nxënësit e klasave të para dhe të klasave të katërt të përfitojnë sa më shumë nga përfitimet e programeve mësimore të reja. Pres cilësi më të lartë të mësimit, sepse programet mësimore sigurojnë realizimin e temave të lidhura nga lëndë të ndryshme mësimore, kudo që është e mundur. Ato e inkurajojnë të mësuarit me kuptim, zhvillimi i mendimin kritik dhe kreativiteti. "Pasojnë trajnime të mësimdhënësve që do t`i realizojnë programet," tha Ministrja Carovska.
Drejtorët informuan për rrjedhën e mësimit dhe për aktivitetet tjera të lidhura me procesin edukativo-arsimor.




