Sistemi i ri dhe Koncepti i ri për arsimin fillor dhe programet e reja parashikojnë koncept modern të teksteve shkollore. Me Ligjin e ri për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike sigurohen mundësi për zgjedhje. Nga klasa e parë deri në klasën e tretë, tekstet shkollore janë në formë të shtypur, që të mund të zhvillojnë marrëdhënie ndaj librit, që është e rëndësishme për zhvillimin e tyre shoqëror dhe emocional, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në lajmet e TV Sitell.
"Nxënësit mbi klasën e katërt sigurisht aftësohen për mjetet digjitale, ata jetojnë dhe rriten me mjete digjitale, por i udhëzojmë t`i përdorin edhe për punë të dobishme, jo vetëm për lojëra dhe rrjete sociale, por edhe për të mësuar dhe lexuar", theksoi Carovska.
Në botë prej vitit 2011 fillon transformimi i librit nga forma e shtypur në elektronike, ndërsa vendi me vonesë po arrin me vendet me arsim cilësor.
"Ne jemi në proces të tranzicionit dhe modernizimit të arsimit. Dhe Ligji e merr parasysh atë dhe parasheh kudo që kemi mundësi shfrytëzohen tekstet shkollore digjitale. Për nxënësit që nuk kanë pajisje elektronike, shkolla ka detyrim t`i shtypë tekstet shkollore dhe t`ua japë. Tashmë nuk janë të mbrojtura të drejtat autoriale të duhet nga teksti shkollor i blerë të mësoni. E merrni tekstin shkollor në versionin elektronik, ai mund të shtypet në shkollën dhe tu shpërndahet nxënësve dhe prindërve që kanë nevojë për të ”, tregoi ministrja Carovska.
Rregullorja e re u jep mundësi nxënësve të huazojnë pajisje digjitale nga shkolla, e cila ka për detyrë të sigurojë fond bibliotekar me tabletë, mbi të cilat do të vendosen tekstet shkollore, që të mund nxënësit t`i shfrytëzojnë. Ministrja Carovska tha se realizimi i kësaj është duke u punuar me Bankën Botërore, e cila është partner i vendit në zbatimin e reformës arsimore.
"I tërë programi me Bankën Botërore është të sigurojmë kushte më të mira dhe burime në shkollat. "Do të përkushtohemi në prokurimin e pajisjeve digjitale për nxënësit që nuk kanë, por edhe për pajisjen e të gjitha kabineteve dhe përmirësimin e infrastrukturës në shkollat", shpjegoi Ministrja Carovska.




