Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Arsimi profesional siguron punësim të sigurt

Carovska: Arsimi profesional siguron punësim të sigurt

 

Carovska: Arsimi profesional siguron punësim të sigurt

 

 

 

Me vite, shteti lufton me kuadrot deficitare  për të cilin sektori real vazhdimisht alarmon dhe çdo ministër po përpiqet të jep kontribut në këtë punë. Por tani, më në fund, fushata "Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm" jep rezultate konkrete. Për herë të parë krijuam konkurs që nuk është i shkruar në kabinet, por përmes 19 takimeve në terren në nivelin lokal ku së bashku me komunat, shkollat ​​dhe sektorin real diskutuam se cilat profile arsimore duhet të mbesin, cilat të shuhen, ndërsa cilat të hapet si të reja.

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë kohës në programin e mëngjesit në ditën e sotme mysafire e ftuar në Radiotelevizionin Kombëtar, ku një nga temat e bisedës ishte avancimi i arsimit të mesëm profesional, si arsim i së tashmes dhe së ardhmes, në të cilën të rinjtë duhet të orientohen.

Carovska potencoi se pjesë e madhe në ngritjen e atraktivitetit të arsimit të mesëm profesional e ka sektori real përfaqësuesit e të cilit morën pjesë në takimet në komuna dhe të cilët ishin të motivuar për të lidhur marrëveshje me shkolla për paralele të dyfishta, si lidhje që ndikon në ekonominë lokale por edhe në perceptimin e të rinjve se është e rëndësishme të mbesin në vend dhe se ky vend j`u ofron  ardhmëri përmes arsimit profesional dhe punësim të shpejtë.

"Nëse të rinjtë përfundojnë tre ose katër vjet arsim profesional dhe fitojnë aftësi të caktuara, ata mund të punësohen drejtpërdrejt nga një punëdhënës vendas dhe të kenë të ardhura solide, ndërsa profesionet e thjeshta sigurojnë të ardhura më të larta se arsimi i përgjithshëm," tha Carovska, duke shtuar se arsimi profesional gjithashtu siguron bazë për regjistrim të ndonjë nga fakultetet teknike, duke pasur parasysh se nxënësit nga shkollat ​​profesionale tashmë i kanë zotëruar lëndët profesionale dhe kanë fituar njohuritë themelore që në gjimnaz nuk mund të fitohet.

Ministrja rikujtoi dhe se për motivim të nxënësve ta zgjedhin arsimin e mesëm profesional, për herë të parë nga viti i ri akademik 2021/2022, futen 2,200 bursa për të gjithë ata që do të regjistrohen në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale dhe prej tyre, 2000 bursa në vlerë mujore prej 3.500 denarë do të dedikohen për nxënësit e regjistruar në paralelet e dyfishta në arsimin katërvjeçar, si dhe për nxënësit e regjistruar në arsimin trevjeçar, përderisa 200 bursa do të dedikohen për nxënësit e regjistruar në profesione deficitare si është drejtimi elektro-teknik, makineri, hotelieri - turizëm dhe të tjera.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar