Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Reformat janë të domosdoshme, të përkushtuara do të përfshihemi në implementimin e tyre

Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Reformat janë të domosdoshme, të përkushtuara do të përfshihemi në implementimin e tyre

 

Drejtorët e shkollave në takim me Carovskën: Reformat janë të domosdoshme, të përkushtuara do të përfshihemi në implementimin e tyre

 


Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Biroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues në takimin e sotëm në të cilën morën pjesë përfaqësues të drejtorëve të shkollave fillore nga secila komunë e vazhdojnë procesin e gjerë të konsultimeve në lidhje me reformat në arsimin fillor. Konsultimet për konceptin vazhdojnë deri në fund të javës. Nesër është caktuar takim me mësimdhënësit, ndërsa pasnesër me anëtarët e ASHAM-it.


Ministrja dhe zëvendësministri i arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe Arafat Shabani pas takimit deklaruan se konkluzioni i takimit është se koncepti ka mbështetje të gjerë nga drejtorët mirëpo pas çdo risie ashtu edhe për këtë ekziston vetëm frikë nga e panjohura e cila duhet të përvetësohet.

„Drejtorët e shkollave ashtu edhe mësimdhënësit janë partneri ynë shumë i rëndësishëm në realizimin e procesit në tërësi. Nga takimi konkluduam se ekziston vetëm frikë nga e panjohura e cila duhet të përvetësohet dhe trajnimi intensiv i mësimdhënësve që të mund të përshtaten me konceptin e ri. Qëllimi ynë është të përgatisim reformën thellësisht e cila për herë të parë fokusohet gjëja më e rëndësishme ndërsa ajo është njohuria e fëmijëve. Kjo do të thotë që të gjithë bashkërisht do të bëjmë përpjekje maksimale për të përgatitur sistemin për implementim dhe mësimdhënësit. Ky është parakusht për futjen e reformës dhe jemi të sigurt në periudhën në vijim kemi kohë për tu përgatitur mirë. Reforma filloi në kohë dhe me vite vazhdon ky proces i cili tani dhe duhet të përfundojë, sepse çdo ditë vonesë është në dëm të gjeneratave të ardhshme” tha Carovska.

 

Drejtorët e shkollave fillore në takim mbështetën reformën dhe theksuan se janë të gatshëm të angazhohen plotësisht për implementimin e saj në klasën e I dhe të IV nga viti i ardhshëm shkollor.


„ Mbështesim maksimalisht zbatimin e reformave në mënyrë aktive dhe të përkushtuar do të përfshihemi në zbatimin e saj. Fuqimisht besoj se realizimi i suksesshëm i këtij koncepti do të thotë gjenerata të suksesshme në të ardhmen“, theksoi Mile Mlladenoviq drejtor nga SHF „Dimitar Vllahov “ në Shtip.

Katerina Arsovska, drejtoreshë e SHF „J.H.Pestaloci“ – Qendër tha se si drejtor i njohim mirë problemet në sistemin arsimor dhe reforma është përqendruar drejtpërdrejtë në zgjidhjen e këtyre problemeve.


„Ky koncept është përgjigje e kërkesave të kërkesave disavjeçare të mësimdhënësve për të pasur autonomi më të madhe në mbajtjen e mësimit por edhe të nxënësve dhe prindërve prandaj është e pashmangshme të realizohet theksoi Dragica Spasova drejtoreshë e SHF „Sando Masev“ nga Strumica.
Drejtori Shanija Ajroski nga SHF “Risto Risteski” Kosovras i Poshtëm –Dibër theksoi se me reformat për herë të parë MASH dhe Byroja për Zhvillimine Arsimit dhe ekspertët ofrojnë koncept që është në interesin më të mirë të nxënësve. Më parë reformat bëheshin mirëpo nuk ishin të plota dhe mbuluan vetëm segmente të arsimit tha Ajroski.


Marija Trajkovska e SHFK “Tade Haxhi-Tefov” – Kavadar theksoi se ata do të bëjnë çmos në zbatimin e reformave sepse me konceptin e ri fitojnë edhe mësimdhënësit edhe nxënësit.

Reforma në shkollën fillore është pjesë nga Strategjia e MASH-it për periudhën 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për arsimin fillor dhe është pjesë nga programi qeveritar. Në përpunimin e saj ishin të përfshirë profesorë universitar, mësimdhënës, ndërsa janë marrë parasysh edhe qëndrimet e prindërve, dhe nxënësve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar