Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Gjysmëvjetori i dytë vazhdon me modelin e njejtë i cili u tregua i suksesshëm në gjysmëvjetorinë e parë

Carovska: Gjysmëvjetori i dytë vazhdon me modelin e njejtë i cili u tregua i suksesshëm në gjysmëvjetorinë e parë

 

Carovska: Gjysmëvjetori i dytë vazhdon me modelin e njejtë i cili u tregua i suksesshëm në gjysmëvjetorinë e parë

 

 

Ai shembull që është  pozitiv nuk duhet të ndryshohet prandaj  mendojmë  se gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë  të realizohet me modelin e kombinuar dhe se këtë  vit shkollor do ta përfundojmë me sukses sipas modelit të vendosur, theksoi ministrja Carovska në pjesëmarrjen  e saj në TV Klan. 

“ Në gjysmëvjetorin e parë sfida më e madhe ishte se si mësimdhënësit do të përballen me mësimin online.  Mirëpo kjo sfidë u tejkalua dhe gjysmëvjetorin e dytë e vazhdojmë sipas modelit tani më të vendosur hibrid: online, me prani fizike dhe me ndjekjen e orëve përmes televizionit” theksoi Carovksa

Ministrja theksoi se gjysmëvjetori i parë përfundoi me sukses.
Mbi 90 % e nxënësve me sukses e ndoqën mësimin online, më pak se 1% raste aktive me Kovid – 19 të mësimdhënësve dhe nxënësve  që ishin me prani fizike, mësimi u zhvillua sipas planit, ndërsa vlerësimi përfundoi me suksese dhe në kohë” theksoi Carovska.

Gjysmëvjetori i dytë fillon të enjten  me 21 janar.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar