Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Reformat janë të domosdoshme dhe duhej të ishin bërë një dekadë më parë

MASH: Reformat janë të domosdoshme dhe duhej të ishin bërë një dekadë më parë

 

MASH: Reformat janë të domosdoshme dhe duhej të ishin bërë një dekadë më parë

 

 

 

Reformat në arsimin fillor duhej të ishin bërë një dekadë më parë dhe se me sjelljen e konceptit të ri nuk përshpejtohet, por përkundrazi tani më jemi vonë.

 

Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transperente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të  fëmijëve.

 

Me propozimin e konceptit për çdo fëmijë në vend do të jenë në dispozicion modelet bashkëkohore të të mësuarit, të cilat për momentin mund të lejohen vetëm për një pjesë të qytetarëve, ndërsa mësimdhënësit do të fitojnë liri në organizimin e mësimit.

 

Prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit së bashku me grupin punues profesorë dhe ekspertë  krijuan korrnizë themelore për modelin e ri arsimor, me të cilin do t`i shmangim mangësit themelore në sistemin tonë arsimor, siç janë politizimi i shkollave, përmbajtjet e teksteve shkollore të cilët nuk janë të përshtatshme  për kohën në të cilën jetojmë dhe për nevojat e fëmijëve, si dhe motivimi i dobët i mësimdhënësve.

 

Edhe një herë jua rikujtojmë se reformën nuk e bëjmë sot për nesër, por se kjo është rezultat i konsultimeve të gjera, analizave shumë vjeçare ndërkombëtare dhe vendore si dhe qëndrimeve të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon debatet dhe konsultimet për draft- konceptin. Në debat për konceptin e ri që nga fillimi janë përfshirë udhëheqësia e SASHK-ut, përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut, ekspert, profesorë, palë tjera të interesuara, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare siç janë  UNICEF, Banka Botërore, USAID, Ambasada e Britanisë dhe Zvicrës, delegacion i BE-së. Të gjithë shprehën mbështetje për shkak se reformat duhet të rezultojnë   me arsim cilësor.

 

Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH –it për periudhën 2018-2025,  është parashikuar me Ligjin për arsimin fillor sjellur para një viti dhe është pjesë e programit qeveritar.

 

[ Thursday, January 14, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar