Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 10 (dhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 10 (dhjetë) bursave për nxënës të talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta zyrtare e RMV-së”nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 dhe 253/20 dhe 287/20), ministrja e Arsimit dhe Shkencës solli edhe Vendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e 10 (dhjetë) bursave për nxënësit  e talentuar nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr. 19-15344/1 nga 30.12.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

  

 

KONKURS I PËRSËRITUR

 

për ndarjen e 10 (dhjetë) bursave për nxënës të talentuar  nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020 /2021 do të ndajë 10 (dhjetë) bursa për nxënës të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej të cilëve 9 (nëntë) nxënës të talentuar të shkollave publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe 1 (një) bursë për nxënës të talentuar të shkollave private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 Të drejtë për bursë kanë kandidatët  të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

1. të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar së paku dy shpërblime për vendin e I, II ose III në kategori individuale në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës, dhe artit, adekuat në profesionin të cilin e mëson nxënësi në shkollë të mesme (lista e lëndëve të rëndësishëm për profesionin është në shtojcën e Konkursit të publikuar në ueb faqen http://konkursi.mon.gov.mk);

   

2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë  fituar së paku një shpërblim në kategori individuale për vendin e fituar të I,II ose III në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit adekuat për profesionin të cilin e mëson nxënësi në shkollë të mesme (lista e lëndëve të rëndësishëm për profesionin është në shtojcën e Konkursit të publikuar në ueb faqen e Ministrisë http:// konkursi.mon.gov.mk);

3. të ketë arritur sukses të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm gjatë arsimimit të deritanishëm ;

4. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 

5 të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera; 

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

 

Kriter për ndarjen e bursave janë shpërblimet e fituara në kategori individuale  në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore.

 

Për kriterin shpërblim /diplomë e fituar në kategorinë  individuale në gara shtetërore ose ndërkombëtare për nxënësit e viti të I  edhe atë për vendin e fituar të I ( parë) II ( dytë) ose III(tretë) në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit adekuate për profesionin që e mëson nxënësi në shkollën e mesme , pikët maksimale përcaktohen në mënyrën në vazhdim: , vendi i I (parë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 4 pikë, vendi i II( dytë) fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 3 pikë, dhe vendi i III(tretë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, ndërsa në gara shtetërore vlerësohet me 2 pikë.  

 

Çdo shpërblim dhe diplomë e fituar në kategori individuale në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore për nxënës  në fushën  e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, adekuate me profesionin të cilin  e mëson nxënësi në shkollë të mesme vlerësohet me 1 pikë shtesë.

 

Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës.

Gara ndërkombëtare nënkupton  garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.

Komisioni mund të vërtetojë kritere plotësuese përderisa ka më tepër kandidatë me numër të njëjtë të pikëve.

 

Nëse paraqiten më shumë kandidat me numër  të njëjtë të pikëve, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitet më të larta dhe shpërblimet e fituara në profesionin në të cilin shkollohet nxënësi.

 

Shpërblimet-diplomat ku nuk ka të përcaktuar vend saktësisht të fituar, përkatësisht shpërblimet-diplomat dhe lëvdatat për pjesëmarrje në gara pa fituar ndonjë vend, shpërblimet-diplomat që janë fituar para dy viteve shkollore të fundit nga arsimi fillor nuk do të merren parasysh.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARASHTRIMIT TË DOKUMENTACIONIT

 

 

            Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet nga konkursi plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 30.12.2020 deri më 11.1.2021, prej ora 09-15.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

 

Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Kopje të Dëftesave  të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);

4. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;

5. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garës;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  publikuar në ueb faqe http://konkursi.mon.gov.mk;

7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik http://konkursi.mon.gov.mk;

8. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale me emër dhe mbiemër nga prindi-kujdestari, të publikuar në ueb faqen http://konkursi.mon.gov.mk

 

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189/16 dhe 41/17),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme

           

              Kandidatët  nuk do  të  rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është i dorëzuar në kohë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 25.1.2021 në ueb faqen e Ministrisë.

 

Shpërblimet-diplomat ku nuk ka të përcaktuar vend saktësisht të fituar, përkatësisht shpërblimet-diplomat dhe lëvdatat për pjesëmarrje në gara pa fituar ndonjë vend, shpërblimet-diplomat që janë fituar para dy viteve shkollore nga viti i I, ose në vitin shkollor të mëparshëm  tek nxënësit e vitit të II, III dhe të IV nuk do të merren parasysh.

 

 

Të gjithë fituesit e bursës  pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 5.2.2021 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të respektojnë këtë afat do të konsiderohet  se janë dorëhequr  nga bursa.

 

III. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

 

           

[ Wednesday, December 30, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar