Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Shpallje për angazhimin e personave në njësinë projektuese për implementimin e projektit "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

Shpallje për angazhimin e personave në njësinë projektuese për implementimin e projektit "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

 

Projekti "Ndërtim dhe pajisje të 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut", i cili realizohet në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka për qëllim të sigurojë kushte më të mira për realizimin e mësimit, si dhe ta përparojë sportin shkollor, shëndetin dhe shprehitë e shëndetit të nxënësve. Projekti është financuar me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë të angazhojë dy (2) persona në njësinë e projektit për implementimin e projektit në pozicionet në vijim:

-          Supervisor (2 persona)

Kriteret minimale që duhet t`i plotësojnë personat në pozicionet e shënuara janë në vijim:

      I.        Supervisor (1 person):

- Arsimi i lartë - studime nga fusha e ndërtimit së paku 240 kredi të fituara sipas EKTS ose shkallë e kryer VII/1 (Fakulteti i ndërtimtarisë), drejtimi konstruktiv do të merret parasysh

- Më së paku 7 (shtatë) vjet përvojë pune në profesionin

- Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)

- Punë me kompjuterë (MS Office dhe Auto CAD)

- Patentë shoferi kategoria B

 

    II.        Supervisor (1 person):

 

-  Arsimi i lartë - studime nga fusha e arkitekturës ë paku 240 kredi të fituara sipas EKTS ose shkallë e kryer VII/1

- Më së paku 7 (shtatë) vjet përvojë pune në profesionin

- Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)

- Punë me kompjuterë (MS Office dhe Auto CAD)

- Patentë shoferi kategoria B

Përkrah kritereve të shënuara për secilën nga pozicionet, kandidatët e përzgjedhur duhet t`i posedojnë aftësitë në vijim:

- Integritet i lartë personal, marrëdhënie të punës dhe profesionale;

- Aftësitë komunikuese, organizative dhe analitike, orientimi në rezultatet, aftësi për punë ekipore;

-  Zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja për çështjet nga fushëveprimi i tij;

-  Orientimi ndaj palëve / palëve të prekura;

-  Vetëdije strategjike;

-  Motivimi i lartë për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të dhëna.

 

Personat/kandidatët e interesuar është e nevojshme të dorëzojnë  aplikim që përmban:

- biografia e shkurtër në gjuhën maqedonase (CV) dhe

- letër për shprehjen e interesit të gjuhës maqedonase me shenjë për cilën pozitë aplikojnë

 Biografia e shkurtër (CV) detyrimisht përmban të dhënë për numrin e EKTS kredive të fituara për arsimin.

Aplikimet jo të plota, si dhe aplikimet e personave/kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet minimale të kësaj shpallje do të refuzohen.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri më 12.01.2020 në e-mail: vulnet.saliu@mon.gov.mk

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rezervon të drejtën për të intervistuar kandidatët potencialë që i plotësojnë kriteret minimale.

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar