Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Vërejtje për studentët në studime deridipomike dhe pas diplomike:

Vërejtje për studentët në studime deridipomike dhe pas diplomike:

 

 

Thirrje për bursa për studime deridiplomike pasdiplomike dhe studime të doktoraturës në universitetet dhe kolegjet shtetërore në Hungari për vitin akdemik 2020/2021

 

Programi Stipendium Hungarikum (Stpendium Hungaricum)  i Qeverisë së Hungarisë për vitin shkollor 2020/2021 për kandidatët e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndanë gjithësej 20 bursa edhe atë:

 

·         7 bursa për studime të plota deridiplomike (BA/BSc) në lëminë e bujqësisë, inxhinierisë, teknologjisë, shkencave të shendetësisë, ekonomi, arte liberale dhe shkenca shoqërore në kohëzgjatje prej 2 deri në 4 vite;

·         7 bursa të plota për studime pasdiplomike (MA/MSc), gjithashtu nga lëmitë e lartë shënuara, në kohëzgjatje prej 1,5 deri në 2 vite;

·         4 bursa të plota për studime të rregullta të dotoraturës (PhD/DLA) në secilën lëmi, pas marrjes së pëlqimit nga institucioni i lartë arsimor përkatës, në kohëzgjatje prej 2+2 vite dhe  

·         2 bursa për studime të integruara të magjistraturës (one-tier master - OTM) në kohëzgjatje prej 1 ose 2 semestra në lëmitë bujqësi, shkenca të shëndetësisë dhe mbrojtje shëndetësore;  

 

Bursat mund të shfrytëzohen edhe për programet për trajnim të cilat zgjasin prej 3 deri në 10 muaj.

 

Nëse studimet realizohen në ndonjë gjuhë të huaj, është e nevojshme që kandidati të njohë atë gjuhën në nivelin e kërkuar nga institucioni nikoqir (universiteti)

Nëse studimet kryhen në Gjuhë hungareze, studentët e pranuar gjatë vitit të parë të studimeve duhet të ndjekin një kurs të gjuhës hungareze të ofruar nga universiteti ku do të studiojnë dhe duhet të japin  provimin në fund të semestrit të dytë..

 

Kandidatët për studime të doktoraturës nuk mund të aplikojnë për studime deridiplomike, pas diplomike dhe sudime të intgruara të magjistaturës  (one-tier master - OTM)

 

Bursa për studime derdiplomike, pasdiplomike dhe studime të integruara të doktoraturës (one-tier master - OTM) i mbulon shpenzimet në vazhdim:

 

 

·         Shkollimin;

·         Bursë mujore në vlerë prej 43.700 HUF  (~ 120 Euro)

·         Akomodimin në kampusin e studentëve në institucionin nikoqir ose kompensim për akomodim në vlerë prej  40.000 HUF në muaj    

·         Sigurimin shëndetësor;

 

Bursa për studime të doktoraturës i mbulon shpenzimet në vazhdim:

 

·         Shkollimin;

·         Bursë mujore në vlerë prej:

 -140.000 HUF  (~ 390 Euro)   për fazën e parë të studimeve (4 semestra) dhe

- 180.000 HUF (~ 500 Euro) për fazën e dytë të studimeve (4 semestra) për një periudhë prej 12 muaj në vit, deri në përfundimin e studimeve;

Aomodimin në kampusin e studentëve në institucionin nikoqir ose kompensim për akomodim në vlerë prej 40.000 në muaj;

·         Sigurimin shëndetësor;

 

Të gjitha informacionet më të hollësishme për mënyrën, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, si de listën e programeve studimore të universiteteve shtetërore hungareze, fakultetet dhe kolegjet si dhe tekstin e plotë të Konkursit  (Cal for application 2020-2021) gjenden në : https://apply.stipendiumhungaricum.hu/

Kontakt e-mail adresa : stipendiumhugaricum@tpf.hu

 

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm se në mënyrë elektronike. Secili kandidat ka mundëi të aplikojë për dy programe të ndryshme studimore, sipas përzgjedhjes së tyre. Formulari për aplikim mund të shkarkohet nga faqa në vazhdim:  

https://apply.stipendiumhungaricum.hu/

 

Pakoja e plotë me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim duhet të dorëzohet në mënyrë eletronike në faqen e lartëshënuar. Оnline sistemi për parastrimin e dokumentacionit të   nevojshëm do të jetë i hapur deri më 16 nëntor 2020 deri më 16 janar deri në ora  23:59.

 

Përveç kësaj secili kandidat Fletëaplikimin e njejtë për bursë nga Programi Stipendium Hungarikum, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ta dorëzojë në e-mail  adresën në vazhdim:  aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk 

[ Wednesday, November 18, 2020 ] [ 227 ]

 

Konkursi


1/20/2021
Back to top
Close Offcanvas Sidebar