Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje e hapur për qasje në laboratorin e nanobioteknologjisë brenda Qendrës së Përbashkët të Kërkimit (JRC) të Komisionit Evropian në Ispra, Itali

Thirrje e hapur për qasje në laboratorin e nanobioteknologjisë brenda Qendrës së Përbashkët të Kërkimit (JRC) të Komisionit Evropian në Ispra, Itali

 

Thirrje e hapur  për qasje në laboratorin e nanobioteknologjisë brenda Qendrës së Përbashkët të Kërkimit (JRC) të Komisionit Evropian në Ispra, Itali

Call: https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access/relevance-driven/2020-1-rd-nanobiotech

 

Laboratori është i hapur për bashkëpunim me universitetet, organizatat kërkimore dhe sektorin e biznesit

 

E RE: Pa shpenzime  për qasje në laborator për të gjitha aplikacionet (me pëjashtim të materialeve të harxhuara   dhe shpenzimeve )

 

E RE: Shpenzime të siguruara për udhëtime dhe mbështetjen  e  anëtarëve të institucioneve që aplikojnë nga këto  vende:

 

Vendet e shoqëruara me BE: Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Tunizia, Turqia dhe Ukraina.

 

Shtetet Anëtare të BE: Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia

 

JRC lehtëson qasjen në laboratorin e nanobioteknologjisë duke hequr dorë nga shpenzimet e qasjes dhe sidomos përmes  sigurimit të udhëtimit dhe egzistencën e pshfrytëzuesve  të cilët e vizitojnë JRC  pjesë në JRC nga institucionet në vendet e përshtatshme për veprim për të përhapur përsosmërinë dhe për zgjerimin e pjesëmarrjes.

 

Laboratori nanobioteknologji përmban objekte  mëmoderne të dizajnuara për të inkurajuar studime ndërdisiplinore.

 

Theks i veçantë vihet në karakterizimin e nanomaterialeve, mikro (nano) plastikave, nanomjekësisë, materialeve të përparuara dhe interakcioneve të tyre me sistemet biologjike, si dhe në zbulimin, identifikimin dhe karakterizimin e nanomaterialeve në ushqim dhe produktet e konsumimit.

 

Temat prioritare të thirrjes:


• Karakterizimi i nanomaterialeve, përfshirë
interakcionet e tyre me sistemet biologjike (media kulturore, proteina, etj.)

 

• Zbulimi i nanomaterialeve dhe nano (mikro) plastikave në matricat komplekse

• Analiza kimike sipërfaqësore e makro dhe nanomaterialeve. Modifikimi i sipërfaqes dhe përpunimi nano

• Studime mbi interakcionin biomolekular, karakterizimin e antitrupave dhe antigjeneve, karakterizimin e bio-interfejsave

• Karakterizimi i avancuar i materialit për jo-bio-aplikime (energjia, transporti, ekonomia rrethore,ambienti  jetësorë etj.).

 

Open Access of the JRC Research Infrastructures:

https://ec.europa.eu/jrc/en/research-facility/open-access

 

[ Wednesday, October 28, 2020 ] [ 130 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar