Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa Çivning të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Bursa Çivning të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

 

Gjatë periudhës prej 3 shtator deri më 3 nëntor 2020, Sekretariati pranon aplikimet për bursa për vitin shkollor 2021/2020. Aplikimi bëhet përmes www.chevening.org/apply.

Bursat Çivning u ndahen individëve të cilët shfaqin përkushtim dhe shkathtësi të nevojshme në  krijimin e ndryshimeve pozitive me ç′rast do të tregojnë se si magjistratura në Mbretërinë e Bashkuar u ka ndihmuar në këtë. Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për udhëheqësit e ardhshëm të studiojnë në cilin do Universitet dhe ju ofron mundësi të fitoni përvojë ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore.

Që nga krijimi i programit në vitin 1983, afër 50,000 profesionalistë kanë pasur mundësinë të zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar përmes Programit Çiving. Për vitin shkollor 2021/2020 në mbarë botën  do të ndahen mbi 1500 bursa Çivning, duke treguar angazhimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në krijimin e liderëve të ardhshëm.

Deklarata e Naomi Rejner përgjegjës për bursat në Ministrinë Britanike të  Punëve të jashtme,  Komonvelt dhe Zhvillim:

“ Këtë vit më shumë se kurrë mësuam se si sfidat globale kërkojnë inovacione, bashkëpunime të forta udhëheqëse dhe ndërkombëtare. Çivning synon të ndërtojë bashkësi ndërkombëtare të njerëzve të përkushtuar ndaj këtyre vlerave për ndryshme pozitive. Ne i ofrojmë këta  individë nga e gjithë bota dhe ju mundësojmë që gjatë edukimit t′i realizojnë qëllimet e tyre.

“ Në Mbretërinë e Bashkuar jemi krenarë me universitetet tona botërore  dhe e dimë se mjedisi ynë është i pasuruar me kultura të ndryshme, përvoja dhe perspektiva të paraqitura në kampet  tona të diturisë .

Bursistët Çivning japin kontribut të rëndësishëm në këtë bashkësi, ndërsa me tej bëhen pjesë e rëndësishme të rrjetit Alumni i cili numëron gjithsej  50,000 pjesëtarë. Programin Çivning e përfaqësojnë më të mirët e Mbretërisë së Bashkuar, duke pranuar njerëz nga e gjithë bota të studiojnë , zhvillohen dhe rriten. “Të jesh pjesë e rrjetit Çivning të  jep një ndjenjë të fortë ,krenarie dhe përgjegjësie.  Unë jam frymëzuar vazhdimisht nga pasioni  dhe angazhimi i bashkësisë Çivning dhe me padurim pres aplikimet e reja këtë vit”

Deklarata e Miranda Tomas, drejtor i  Sekretariatit Çivning:

 

“ Përvoja Çivning është shumë më tepër se magjistraturë. Si sfidë akademike dhe përvojë e përmbushur universitare,  si dhe bashkimi i kulturës britanike së bashku me pjestarët e  juaj  Çivning.

 

 

 

 

Ne organizojmë një program ekskluziv të ngjarjeve dhe aktiviteteve me qëllim që të njoftoheni me trashëgiminë dhe historinë Britanike, diskutojmë në temën politika ndërkombëtare dhe kemi interaksion me udhëheqësit e ngjarjeve të shumta akademike, kulturore dhe sociale. Paraprakisht, bursistët kishin mundësi të vizitojnë rezidencën e 10-të Dauning të Kryeministrit Britanik, të dalin në malin Snowdon në Uells, të vizitojnë ekspozita në galeritë në Londër, të vizitojnë BBC-në dhe të ulen në dhomat për veshje në Anfield.

`Ju do të mësoni shumë nga interaksioni me njerëzit nga e gjithë bota, duke udhëtuar përmes Britanisë. Nga ju pritet që të merrni kontrollin ndaj studimeve, duke demonstruar mendim të pavarur dhe zbulim të përvojave të reja. Ata që do të fitojnë më tepër nga Chevening janë ata që do të përfshihen më shumë.

`Bursa juaj do të zgjasë një vit, por do të jeni pjesë e bashkësisë së përjetshme Çivning. Shpresojmë se nga Britania do të largoheni të frymëzuar, të motivuar dhe të gatshëm për t`i realizuar idetë tuaja në të ardhmen. `

Deklarata e Rejçell Gallovej, Ambasadore e Britanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut:

"Nëse jeni nga ata që do të bëni ndryshime, qoftë në nivel lokal ose global, nëse dëshiron të jesh më i miri në atë që e bën dhe nëse keni imagjinatë t`i frymëzosh edhe të tjerët, atëherë bursa Çivning mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju.

“Nuk ekziston student `tipik’. Mosha juaj, raca, gjinia, feja dhe prejardhja juaj kulturore nuk është e rëndësishme për ne. Duam të shohim se  posedoni energji, kuriozitete, vizion të qartë për të ardhmen tuaj dhe mundësi për realizimin e qëllimeve tuaja. Nëse kjo tingëllon si përshkrimi juaji, atëherë mundësitë janë të mëdha që ju të bëheni pjesë e bashkësisë Alumni e cila numëron përafërsisht 50,000 anëtarë nga e gjithë bota.

Rrjeti ynë Alumni është përplot me pjesëtarë dinamikë që i shkëmbejnë përvojat që ju do t’i përjetoni. Ata do t`ju mundësojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit tuaj në vend do të ndjeheni të përgatitur që të bëni një dallim të vërtetë profesional ose shoqëror.

"I rëndësishëm është parashtrimi i aplikimeve tuaja, prandaj nëse i posedon këto aftësi atëherë duhet të jesh bursist i programit Çivning, ju inkurajoj të aplikoni para përfundimit të afatit 3 nëntor."

Informatat më të hollësishme:

Për informacionet dhe kriteret më të hollësishme për aplikim vizitoni: www.chevening.org/scholarships.

 

Informata për redaktorët:

Bursat Çivning janë pjesë e Programit Global të Qeverisë së Britanisë të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme Komonvelt dhe Zhvillim. Bursat mbulojnë studime në universitetet britanike për studime një vjeçare të magjistraturës dhe si dhe individë të cilët tregojnë potencial të bëhen udhëheqës të ardhshëm, vendimmarrës dhe krijues të mendimeve.

Programi Çivning ekziston që nga viti 1983 dhe ndër vite u zhvillua në program ndërkombëtar prestigjioz. Bursistët Çivning janë nga 160 vende dhe territore në botë. Në nivel global ka mbi 50,000 bursistë, dhe rrjet me ndikim të respektuar.

Emri " Çivning " vjen nga rezidenca Çivning në Sevenouks, Kent - e cila momentalisht është rezidenca e përbashkët zyrtare e ministrit britanik për Punë të Jashtme.

Më tepër informacione në:  www.chevening.org. 

 

 

 

 

 

[ Friday, October 9, 2020 ] [ 337 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar