Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 

Programi i Europës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) shpall:

 

KONKURS

për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës Çeke, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës Sllovake, Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës, për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në korniza të Programit të Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve Universitare (CEEPUSIII- Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të participojnë si partnerë në gjithsej 127 rrjete nga fusha të ndryshme. Në korniza të këtyre rrjeteve, studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë dhe profesorët kanë mundësi të aplikojnë për bursa për qëndrim studimor jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet CEEPUS janë përfshirë edhe Universitetet nga vendet e lartpërmendura.

 

Programi ka për qëllim të promovojë mobilitet të sudentëve dhe kuadrit mësimor dhe bashkëpunim si dhe zhvillim të programeve të përbashkëta të cilat çojnë në diploma të përbashkëta (Joint degree).

 

Për vitin akademik 2025/2026 janë përfshirë institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut:

 

1.Universiteti ,,Shën Kirili dhe Metodi’’- Shkup përmes fakulteteve në vijim:

- Fakulteti Filologjik „Bllazhe Koneski“

- Fakulteti Filozofik;

- Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;

- Fakulteti i Makinerisë;

- Fakulteti Matematiko-Natyror

- Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit;

- Fakulteti Juridik „Justiniani i Parë„

- Fakulteti i Ekonomisë;

- Fakulteti i Farmacisë,

- Fakulteti i Teknologjisë-Metalurgjsë,

- Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë së Informacionit

- Fakulteti i Ndërtimtarisë

- Fakulteti i Arteve Figurative;

- Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

- Fakulteti i Artit Muzikor,

- Fakulteti i Arkitekturës.

 

2.Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrit’’ – Manastir përmes fakulteteve në vijim:

 

- Fakulteti i Teknologjive Informatike dhe Komunikimit - Manastir,

- Fakulteti Juridik – Kërçovë

- Fakulteti i Turizmit dhe Hotelierisë- Ohër,

- Fakulteti Teknik - Manastir,

- Fakulteti Tekniko- Teknologjik – Veles.,

- Fakulteti Ekonomik - Prilep.

- Fakulteti i Shkencave Bioteknike-Manastir,

- Fakulteti i Sigurisë – Shkup

 

3. Universiteti „Goce Dellçev’’ – Shtip përmes fakulteteve në vijim:

 

- Fakulteti i Bujqësisë,

- Fakulteti i Informatikës,

- Fakulteti Tekniko- Teknologjik - Probishtip,

- Fakulteti i Filologjisë,

- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike,

- Fakulteti i Politikave Arsimore.

 

4.Fakulteti Shtetëror në Tetovë – Tetovë përmes fakulteteve në vijim:

- Fakulteti Ekonomik,

- Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore,

- Fakulteti Filozofik,

- Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjsë

 

5. Universiteti për shkenca informatike dhe teknologji „Shën Apostoll Pavle“ – Ohër

 

- Fakulteti i Sistemeve Informatike, Vizualizimit, Teknikës Digjitale, Multimediave dhe Animacionit

- Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Komunikim

 

6. Universiteti „Nënë Tereza“- Shkup

- Fakulteti i Shkencave Teknike,

- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;

- Fakulteti i Shkencave Teknologjike.

 

 

7.Kolegji Amerikan - Shkup

 

- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,

- Fakulteti i Shkencave Politike.

- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dheTeknologjisë Informatike

 

8. Universiteti i Evropës Juglindore

9. Instituti i Folklorit “Marko Cepenkov”

Mënyra e vetme e aplikimit është online në www.ceepus.info

Afati përfundimtar për aplikim për semestrin dimëror në vitin akademik 2025/2026 është 1 qershori 2025, ndërsa për semestrin veror në vitin akademik 2025/2026 është 11 nëntor 2025.

 

Për informata më të hollësishme drejtohuni në zyren Kombëtare të CEEPUS pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose e-mail: olga.dukovska@mon.gov.mk.

 

Lajme dhe Ngjarje


6/27/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar