POLITIKA PËR KUALITET

e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë

të Republikës së Maqedonisë

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë synon drejt ngritjes së kualitetit të institucioneve arsimore dhe shkencore dhe të ndërtimit të mekanizmave për ndikimin e tyre efektiv dhe efikas.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë i zbaton (implementon) të gjitha ndryshimet pozitive në arsim dhe sferën shkencore me qëllim që të zvogëlohet papunësia dhe të dalin kuadro kualitative.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e forcon dhe përparon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe shkencës.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e ngrit nivelin e arsimit te të rinjtë me theks të veçantë në rritjen e kualitetit të diturisë (njohurisë) së tyre.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë mbështet barazi arsimore, përkatësisht arsimim për të gjithë qytetarët.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë aplikon konceptin për mësim dhe trajnim të përjetshëm.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë vendos lidhje dinamike me tregun e punës dhe të nevojave të ekonomisë.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë promovon aftësinë informatike si një nga kompetencat kyçe për rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë e mbështet Sistemin për Udhëheqje me Kualitetin në pajtueshmëri me kërkesat e standardit ndërkombëtar МКС EN ISO 9001:2009.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë synon të ketë ekip me personel me arsim të lartë dhe të motivuar, mban llogari për mbajtjen e ambientit (mjedisit) të pranishëm krijues, me ç’rast secili kryerës i punëve është i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të veta në lidhje me përmbushjen e kërkesave të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe të prosperitetit të ministrisë.

- Ministria për Arsim dhe Shkencë aplikon periudhë procedurale drejt krijimit (formimit) dhe mirëmbajtjes të sistemit për udhëheqje me kualitetin. Në lidhje me këtë bën identifikimin, planifikimin, aplikimin, kontrollimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve të cilët kanë ndikim ndaj kualitetit të shërbimeve të Ministrisë.

- Krerët (udhëheqësit) e lartë të Ministrisë në mënyrë periodike bëjnë kontrollimin e politikës, funksionimin e sistemit për udhëheqje me kualitetin, përmbushjen dhe vendosjen e qëllimeve të reja për kualitet.

pishtar l sajt AL

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

spiro alb

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook