Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 и 53/16) dhe nenit 2 paragrafi (1) i Rregullores për realizimin e së drejtës së shpërblimit të njëhershëm për botimin e punimit shkencor dhe për kompensim të mjeteve të paguara për botimin e punimeve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 102/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

KONKURS
PËR NDARJEN E MJETEVE TË NJËHERSHME FINANCIARE PËR PUNIM TË BOTUAR KËRKIMOR-SHKENCOR PËR VITIN 2019


1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs publik për ndarjen e shpërblimit të njëhershëm në shumë të një rroge neto mesatare të paguar në muajin e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të zgjedhur në institucionet shkencore të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejshëm: autorët), të cilët vitin e kaluar botuan punim shkencor në gazeta me faktor të ndikimit, të referuara në bazat Web of Science të Clarivate Analytics (më parë të Thomson Reuters) ose CiteScore të Scopus prej Elsevier.
2. Konkursi publik ka të bëjë me punimin e botuar në vitin 2019.
3. Ministria e mban të drejtën për zgjedhje plotësuese përderisa paraqiten më tepër nga numri i parashikuar i punimeve për të cilat do të ndahen mjete të caktuara, si dhe të ndajë numër më të vogël të mjeteve të njëherëshme financiare nga të parashikuarat.
4. Ministria do të ndajë mjete financiare për autorin, përkatësisht autorët e punimeve, në bazë të deklaratës së autorëve të punimeve për ndarjen procentuale të mjeteve e cila dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas shpalljes së listës përfundimtare për financim në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: mon.gov.mk.
5. Kërkesën me dokumentacionin shoqërues e paraqet subjekti për kryerje të veprimtarisë kërkimore-shkencore në të cilin është i punësuar autori i punimit kërkimor-shkencor vendor i botuar në gazetën shkencore ndërkombëtare.
6. Autori/autorët të cilët aplikojnë në këtë konkurs pajtohen:
 të jenë të regjistruar (para se të aplikojnë) në sistemin nacional të informatave E-CRIS.МК për Veprimtari Kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të azhurnuar;
- ta shpallin punimin kërkimor-shkencor të fituar (në pajtim me të drejtat autoriale të botuesit) në repozitoriumin e fakultetit/universitetit amë më së voni në afat prej tre muaj pas paraqitjes së listës përfundimtare për financim në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
- punimi, gjithashtu, duhet të jetë i përfshirë në bibliografinë reprezentative ose personale të në sistemin nacional E-CRIS.MK;
Linku për E-CRIS.МК: https://e-cris.mk.cobiss.net
Dokumentet e nevojshme për paraqitje në Konkurs janë:
- Kërkesa e plotësuar,
- kopje nga punimi i botuar nga autori vendor/autoret vendore në gazeta të referuara në bazat Web of Science ose Scopus;
- kopje të faqes së gazetës ku është theksuar titulli, viti dhe numri i gazetës, këshilli i redaktorëve dhe botuesi i gazetës në të cilën është shpallur;
- certifikatë e shtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve
- vërtetimi për zgjedhjen në titullin mësimor, të bashkëpunimit ose shkencor:
- Deklaratë për shfrytëzim të të dhënave personale.
7. Konkursi publik zgjat deri më 15 shtator të vitit 2020. Kërkesa jo me kohë ose e pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
8. Gjatë rangimit të punimeve së pari rangohen punimet e botuara në gazeta të referuara në bazat Web of Science të Clarivate Analytics , gjatë së cilës merret parasysh shuma e faktorit të ndikimit të gazetës ku është botuar punimi.
9. Çdo vit financohen më së paku 50 punime nga secila prej gjashtë fushave kërkimore-shkencore sipas klasifikimit FRASCATI. Përderisa për fushën e caktuar kërkimore-shkencore nuk rangohen për financim 50 punime, mjetet e mbetuar mund të ndahen për financim të numrit plotësues të punimeve nga fusha tjetër kërkimore-shkencore, me çka në propozim të komisionit, vendos ministri.
10. Mjetet e njëhershme financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet në bazë të konkursit në 3 kopje me shenjën „Konkurs për ndarjen e mjeteve të njëhershme financiare për botim kërkimor-shkencor për vitin 2019, të dorëzohen në adresat ose në arkivin:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Rr.”Shën Kirili dhe Metodij” nr.54 1000 Shkup
Informata plotësuese për konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Personi për kontakt: Aleksandar Petrov telefoni 02/3140-189 dhe
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., zyra 1405
dhe Ollga Dukovska Atov telefoni 02/3140-185 dhe
e-mail: оQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., zyra 1410


 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook