Në bazë të nenit 24-b paragrafet (3) dhe (4) të Ligjit për arsim të mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë

1. Kusht për pjesëmarrje:

Në Thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad),
- nxënësit – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të regjistruar në shkollë të mesme në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- mësimdhënësi - shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i punësuar në shkollë të mesme në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë ndërsa i cili ka fituar medaljen e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad), në vitin shkollor 2019/2020.
2. Mënyra dhe afati i aplikimit
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për pjesëmarrje në gara, duhet të dorëzojnë Fletëaplikimin bashkangjitur edhe dokumentet në vazhdim:
(shkarko Fletë aplikimin)
- Certifikatën e shtetësisë për nxënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter;
- Certifikatën e shtetësisë për mësimdhënësin - origjinal ose kopje të vërtetuar në noter;
- Vërtetim se është nxënës i rregullt, në shkollë të mesme në vitin shkollor 2019/2020;
- Vërtetim se mësimdhënësi është i punësuar në shkollë të mesme;
- Kopje të diplomës ose dokument tjetër ku do të vërtetohet se është fituar medalja e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad), në vitin shkollor 2019/2020, për nxënësin dhe mësimdhënësin .
- Llogaria rrjedhëse e nxënësit dhe mësimdhënësit,
- Deklaratë të nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se është mësimdhënësi cili ka përgatitur nxënësin për Olimpiadën Ndërkombëtare Shkencore:
- Deklaratë të nënshkruar nga prindi /.kujdestari i nxënësit se ai është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për Olimpiadën Ndërkombëtare Shkencore:
- Deklaratë të nënshkruar nga mësimdhënësi se është mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin për Olimpiadën Ndërkombëtare Shkencore;
- Deklaratë të nënshkruar nga prindi/ kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe
- Deklaratë të nënshkruar nga mësmidhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Nëse mësimdhënësi i cili ka përgatitur nxënësin, ndërsa për shkak të mungesës në olimpiadë nuk disponon diplomë ose dokument tjetër me të cilin do të vërtetojë se është fituar medalja e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad), si dëshmi do të konsiderohen deklaratat nga alinea 5,6 dhe 7 nga kjo pikë.

Thirrja është e hapur ndërsa Fletë aplikimet mund të dorëzohen përmes postës në adresën në vazhdim : “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, me shënim “për ndarjen e shpërblimit në të holla për medaljen e artë, argjend ose bronzit në njërën nga 13 Olimpiadat Shkencore Ndërkombëtare (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, më së voni deri më datë 31.08.2020
3. Ndarja e shpërblimeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë, shpërblime individuale, për nxënësin dhe mësimdhënësin i cili ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, shpërblim në të holla në vlerë prej 12.000 denarë në muaj për medaljen e artë, 10.000 denarë në muaj për medaljen e argjentë dhe 8.000 denarë në muaj për medaljen e bronzit. Pagesa për shpërblimin në të holla bëhet në periudhë prej 12 muajve.


Fletë aplikimet e pa kompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook