Në bazë të nenit 27 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë ”numër 52/2005, 117/2008 ,17/2011, 135/2011, 15/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016,64/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 20/2019) Rregullorja për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “numër 55/10, 49/11, 50/15, 59/16 dhe 41/17) dhe Rregullores për mënyrën dhe realizimin e së drejtës për akomodim në konviktet për nxënësit e akademisë për sport nr. 20-6066/1 të datës 22.03.2016, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS , shpall

Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

për vitin shkollor 2020/2021

Në vitin shkollor 2020/2021 në konviktet publike të nxënësve do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënësit nga arsimi i mesëm dhe atë:

Numri rendor

KONVIKTI I NXËNËSVE

QYTETI/KOMUNA

Numri i shtretërve

     

Gjithsej 

1

“Mirka Ginova ”

Manastir

310

2

“Lazar Lazarevski”

Veles

221

3

“Branko Stanoeviq  ”

Gostivar

230

4

“Krste P. Misirkov ”

Kavadar

80

5

“Profesor Mijalkoviq ”

Kumanovë

120

6

“Mitko Penxhukliski ”

Kratovë

33

7

“Boro Menkov ”

Kriva Pallankë

54

8

“Shën Naumi i Ohrit ”

Makedonski Brod

50

9

“Vanço Pitoshevski ”

Ohër

125

10

“Koço Racin ”

Sveti Nikole

106

11

“Dimitar Vllahov ”

Strumicë

96

12

““Vëllezërit Milladinovci ”

Strugë

140

13

“Zdravko Cvetkovski ”

Shkup

410

14

“Dr Pançe Karagjozov ”

Shkup

103

15

“Shën Naumi i Ohrit”

Shkup

65

16

“Dimitar Vllahov” LMP

Shkup

90

17

“Partenie Zografski ”

Shkup

220

18

“Iskra”

Shtip

100

• Prioritet gjatë pranimit të nxënësve në Konviktet publike të nxënësve do të kenë nxënësit të regjistruar në vitin e I, II, III dhe IV në Shkollën e mesme shtetërore Akademia për sport në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I. KUSHTET E PRANIMIT

Të drejtën për pranim në konviktet publike të nxënësve kanë nxënësit që i plotësojnë kushtet si vijon:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2020/2021;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të jenë të regjistruar në plan dhe program mësimor e të mos jetë i përfaqësuar në komunën/vendin gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vend të përhershëm të jetesës ;

4. Shkolla ku është i regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 25 kilometra nga vendi i përhershëm i jetesës dhe të ketë të organizuar transport publik ;

5. Shkolla ku është regjistruar nxënësi të jetë e larguar së paku 10 kilometra nga vendi i përhershëm i banimit dhe nuk ka të organizuar transport publik.

I. 1.

Të drejtë për pranim në konviktet publike për nxënës kanë nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup, të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Akademinë për sport në Shkup në vitin shkollor 2020/2021;

2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të jenë me vendbanim ndryshe nga vendi në të cilin gjendet Akademia për sport edhe nëse në komunën/vendin në të cilin nxënësi jeton nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar.

I. 2.

Nxënësit të cilët janë me vendbanim ndryshe nga vendi në të cilën është akademia e sportit edhe nëse në vendin në të cilën nxënësi banon nuk realizohet plan mësimor plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar, mund të konkurrojnë nëse:

- ka nevojë për trajnime të nxënësit në sportin e zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga akademia për sport ku është i regjistruar,

- nxënësi është anëtar i përfaqësueses nacionale të sportit nga sporti i zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit ku është anëtar dhe/ose

- prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit, për çka dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i drejtorisë.

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Nxënësit të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë kërkesë elektronike në internet faqen www.konkursi.mon.gov.mk.

Nxënësit mund të konkurrojnë për akomodim në konvikt duke përmendur emrin e konviktit dhe si alternativ në tjetër konvikt duke përmendur emrin e konviktit nëse në konviktin e parë të zgjedhur janë mbushur të gjitha vendet.

Nxënësit të cilët në mënyrë elektronike janë paraqitur më shumë herë, valide do të llogaritet kërkesa e fundit, para dorëzimit të dokumenteve të nevojshme nga Kapitulli III.

Afati për aplikim në formë elektronike nxënësit të cilët janë regjistruar në vitin II, III, IV fillon prej 24.06.2020 dhe zgjat II, III, IV. deri 01.07.2020.

Afati për aplikim në formë elektronike nxënësit të cilët janë regjistruar në vitin e I-rë fillon prej 02.07.2020 dhe zgjat deri 09.07.2020.

Nxënësit, të cilët kanë dërguar kërkesë në formë elektronike dokumentacionin e kompletuar ta dorëzojnë prej 04.07.2017 deri më 15.07.2017 në konviktin e nxënësve që janë paraqitur për akomodim.

Nxënësit me nevoja të veçanta arsimore të cilët janë të vendosur në konviktet "Iskra" Shtip, "Partenija Zografski" Shkup, „Dimitar Vlahov” Shkup dhe "Shën Naum i Ohrit" Shkup, nuk plotësojnë kërkesë elektronike dhe dokumentacionin e dorëzojnë në konviktin e nxënësve që janë paraqitur prej 10.07.2020 deri më 20.07.2020.

Pas shpalljes së listave me nxënësit e ranguar nëpër konvikte, nxënësit kanë të drejtë për ankesë në afat prej 3 ditë e cila dorëzohet te Ministria e arsimit dhe shkencës.

Nëse mbesin kapacitete të akomodimit të paplotësuara në konvikte të caktuara, paraqitja elektronike do të jetë aktive prej 15.08.2020 derisa të ketë vende të lira, për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj vazhdimisht do të publikojë lista për nxënësit e pranuar nëpër konvikte.

Ministria mban të drejtën t’i ndryshojë afatet e caktuara në rast të shlyerjes së gjendjes së jashtëzakonshme ose ndërrimin e afateve tjera kyçëse prej të cilës varet paraqitja e Konkursit. Të gjitha ndryshimet do të jenë të shpallura në ueb faqen e Ministrisë. 

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

1.Numër identifikimi nga kërkesa elektronike e plotësuar me sukses;

2.Kërkesë për akomodim në konvikt;

3.Vërtetim nga shkolla e arsimit të mesëm se është nxënës i rregullt;

4. Kopje të dëftesave për arsimin e mbaruar nga vitet paraprake shkollore ( nxënësit që regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obligueshëm dorëzojnë kopje të dëftesave të klasave VI, VII, VIII dhe IX);

5.Deklaratë nga prindi-kujdestari i kandidatit për numrin e anëtarëve të familjes;

6. Vërtetim për të ardhurat personale të anëtarëve të familjes (vërtetim për neto rrogën e fundit të paguar, çek të fundit nga pensioni apo ndihma sociale, certifikate e vdekjes për prindin e vdekur, nëse janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për punësim nga komuna kompetente ); Vërtetim nga vëllai /motra (nëse nxënësi/studenti dorëzohet vërtetim prej shkolle/fakulteti, nëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për punësim nga komuna përkatëse , për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes);

7. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit;

8. Deklaratë nga prindi- kujdestari i kandidatit se në tërësi do të shlyejë harxhimet për dëmet eventuale që do të bëhen nga ana nxënësit dhe

9. Kopje të vërtetimit për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet-formularët e nevojshme (për pikat 1, 4 dhe 7) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike të nxënësve dhe në internet faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është shpallur Konkursi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me detyrë zyrtare siguron të dhëna për shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.

III.1

Për nxënësit e rregullt të regjistruar në akademinë për sport:

1.Numër identifikimi nga kërkesa elektronike e plotësuar me sukses;

2.Kërkesë për akomodim në konvikt;

3.Vërtetim nga Akademia për sport se është nxënës i rregullt (për nxënësit e vitit të dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm, ndërsa nxënësit që janë regjistruar për herë të parë në akademinë për sport këtë vërtetim do ta dorëzojnë pas regjistrimit në akademinë për sport);

4. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit se në tërësi do të paguajë shpenzimet për dëmet e bëra eventuale nga ana e nxënësit dhe

5. Dëshmi të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet e nevojshme – formularët (për pikat 1 dhe 3) për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund ti marrin në konviktet publike për nxënës dhe në internet faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është publikuar Konkursi.

Nxënësit e regjistruar në Akademinë për sport në Shkup që konkurrojnë në pajtim me pikën I. 2 të këtij Konkursi në mënyrë plotësuese duhet të dorëzojnë:

1.Vërtetim nga Akademia për sport se nxënësi ka nevojë për trajnime për nxënës në sportin e zgjedhur;

2.Vërtetim nga përfaqësuesja nacionale e sportit se nxënësi është anëtar dhe/ose

3.Dëshmi nga organi kompetent se prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit, ka ndërruar vendin e banimit, gjegjësisht vendin e qëndrimit.

Ministria e arsimit dhe shkencës me detyrë zyrtare siguron të dhëna për shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

IV. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT

Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve , si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për standardin e nxënësve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve.

Komisioni nga neni 10 paragrafi 2 nga Rregulloret e lartpërmendura është e obligueshme që të:

-të kontrolloj dokumentacionin e dorëzuar;

-të vërtetojë listën e nxënësve të pranuar në konvikte;

-të shqyrtojë ankesat;

-të vërtetojë listën definitive të nxënësve të pranuar në konvikte;

- të përcaktojë se planet mësimore dhe programet ku është regjistruar nxënësi–kandidati mësohen në komunën, gjegjësisht vendin prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore);

- për nxënësit e regjistruar në akademinë për sport të bëjë kontrollimin nëse në komunën, gjegjësisht në vendin ku jeton nxënësi nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilin nxënësi është i regjistruar;

- të përgatisë rang –listë të kandidatëve të paraqitur me pika saktë të llogaritura (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe nxënësve nga Akademia për sport),ku numri maksimal i pikëve është 100 , prej të cilave kandidati mund të realizojë më së shumti 40 pikë për sukses të realizuar nga vitet paraprake shkollore (për nxënësit e vitit të I merret rezultati i arritur në vitet VI, VII VIII dhe IX), deri më 25 pikë për largësinë nga vendi i jetesës deri tek vendi i shkollimit, deri 10 pikë për sjellje shembullore të kandidatit në vitet paraprake shkollore, deri 25 pikë për të ardhurat e përgjithshme të familjes më të ngushtë të kandidatit (rroga e fundit e paguar mujore ,pension ose ndihmë sociale e prindërve –kujdestarëve të kandidatit dhe të ngjashme, në krahasim me rrogën mesatare të paguar mujore neto për të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës);

-gjatë përgatitjes të rang-listës nuk marrin pikë nxënësit me nevoja të veçanta të cilët konkurrojnë për akomodim në konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta, si dhe nxënësit nga akademia e sportit sepse të njëjtit kanë përparësi në akomodim.

-përpiloi dhe dorëzoi te Ministri listë përfundimtare për nxënësit e pranuar.

Lista e nxënësve të pranuar do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në tabelën e shpalljeve të konviktit më së voni deri më 15.08.2020.

Nxënësit, që do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të paguajnë harxhimet për transport nga dhe deri në vendin e përhershëm të banimit.

Nëse vendet e parashikuara të vitit II, III,ose të IV nuk plotësohen me nxënësit e viteve përkatëse , të njëjtat munden të plotësohen me nxënësit e viteve I-ra nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi , dhe anasjelltas nëse vendet e parashikuara të viteve I-ra nuk plotësohen me nxënës, të njëjtat mund të plotësohen me nxënësit e vitit II, III ose të IV-të nëse i plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Nëse kapacitetet e lira në konviktet publike të nxënësve nuk plotësohen edhe për shkak të arsyeshmërisë ekonomike, konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me studentët në pajtim me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranim të studentëve në konviktet shtetërore të studentëve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ numër 89/13 dhe 98/13).

Shpërngulja e nxënësve të pranuar fillon më 31 gusht 2020.

Dokumentet e nevojshme:

Kërkesë

Deklaratë për numrin e anëtarëve në familje

Deklaratë për pagimin e shpenzimeve 

Deklaratë për pëlqim

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook