Thirrje publike për akreditimin e shoqatave për mësimdhënës të cilët organizojnë gara në nivel komuna, rajonal dhe shtetëror për nxënësit e shkollave fillore

Në bazë të nenit 44 paragrafi 6 të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19) dhe Rregullores për formularin e kërkesës dhe mënyrën dhe kriteret e përafërta të organizimit dhe realizimit të garave të nxënësve për lëndë të ndryshme në nivel komunal, rajonal dhe shetëror në arsimin fillor nr. 19-2252/1 të datës 05.03.2013 dhe nr. 20-2929/1 të datës 02.03.2017, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

për akreditimin e shoqatave për mësimdhënës të cilët organizojnë gara në nivel komunal, rajonal dhe shtetërore për nxënësit e shkollave fillore

 

Në këtë konkurs të drejtë pjesëmarrjeje kanë shoqatat e mësimdhënësve, të cilët janë të regjistruar si shoqata të paktën tre vjet deri në ditën kur parashtrojnë kërkesë për organizimin e garave si dhe të organizojnë gara në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet veprimtaria edukativo arsimore në shkollat fillore.
Me parashtrimin e Formularit Kërkesë për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore, shoqytat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

1.Dokument për veprimtarinë e regjistruar , lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë,
2.Gjendja aktuale e shoqatës , lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë,
3. Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve, lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
4.Statuti i shoqatës së mësimdhënësve;
5. Rregullorja për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënëve;
6. Kalendar tre-vjeçar për realizimin e garave për nxënësit e shkollave fillore i cili do të përmbajë lëndët mësimore, periudhën kohore të realizimit të garës dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e secilës garë.
Shoqatat e interesuara dokumentacioni i të cilëve nuk do të jetë i kompletuar ose i dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Lidhje e Shoqatave për lëndë të veçantë për një periudhë tre vjeçare, llogaritur nga data e lëshimit të Aktvendimit për akreditim.


Shoqatat e akredituar të mësimdhënësve, përkatësisht Lidhjet e shoqatave me Rregullore për organizimin e garave do të përcaktojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do t′i organizojnë përmes mësimdhënësve të cilët zhvillojnë mësim në lëndët mësimore të veçanta, të ngjashme ose të fushës së shkencës ku përket lënda mësimore si dhe të sigurojë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët, me përjashtim të garave nga - Gjuhë dhe letërsi shqipe, Gjuhë turke, Gjuhë serbe, dhe Gjuhë boshnjake.
Shoqata e mësimdhënësve ose Lidhja e shoqatave mund të lëshojë vetëm një diplomë për vendin e parë, dytë ose vendin e tretë për nxënësin i cili ka marrë pjesë në gara shtetërore për një lëndë të caktuar, mësimdhënësit - mentorit , mirënjohje ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë Certifikatë për pjesëmarrje në gara.
Të drejtë pjesëmarrje në Konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve për lëndët mësimore të arsimit fillor në vazhdim:
- Gjuhë maqedonase,
- Gjuhë turke ,
- Gjuhë serbe,
- Gjuhë boshnjake,
- Gjuhë angleze ,
- Gjuhë italiane,
- Gjuhë italiane,
- Art figurative,
- Arsim muzikor, korr dhe orkestër shkollore,
- Arsim teknik,
- Punë me kompjuter dhe bazat e programimit,
- Informatikë,
- Shoqëri,
-Gjeografi,
-Histori,
- Etikë
- Biologji,
- Fizikë,
- Inovacione,
- Arsim fizik dhe shëndetësor,
- Gjuhë dhe kulturë vllehe,
- Gjuhë dhe kulturë turke,
- Gjuhë dhe kulturë serbe
- Gjuhë dhe kulturë Rome,
- Gjuhë dhe kulturë Boshnjake
- Etika e religjioneve,
- Njohja me religjionet
-Kulturë klsike në civilizimin evropian
- Violinë,
- Këndim,
- Flaut,
- Violonçel,
- Saksofon,
- Buri,
- Horn
- Instrumente tradicionale,
- Kontrabas
- Teoria e muzikës,
- Piano,
- Sollfezh
- Kitarë klasike
- Violë,
- Klarinet,
- Oboa,
- Trombon,
- Instrumentet me goditje,,
- Harmonikë dhe
- Fagot - arsim fillor për muzikë

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga data e publikimit të këtij Konkursi në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose në adresën në vazhdim “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup
Ministër
Dr. Arbër Ademi

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook