Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 11), neni 52 i Ligjit për veprimtari kërkimore shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 и 53/16), dhe neni 7 nga Rregullorja për mënyrën dhe procedurën për financim, krijim dhe avancimin e kuadrove kërkimore shkencore(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15 dhe 178/15 ), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIMET AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

 


Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin akademik 2020/2021 ndanë bursa për studimet akademike nga cikli i tretë për studentët e pranuar në studimet akademike nga cikli i tretë në njërën nga dhjetë universitetet e ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në njërën nga njëqind universitetet e ranguara nga fusha e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarsë, matematikës, të drejtës ndërkombtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, dhe gjenetikës, në pajtim me listën e fundit të publikuar në Qendrën për universitetet nga klasi botërorë pranë universitetit të Shangajit Xhio Tong.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë kanë kadidatët që i plotësojnë këto kushte:

1. Kandidati të jetë i pranuar në studime akademike në ciklin e tretë për herë të parë në vitin e pare në vitin akademik 2020/2021 në njërin nga dhejetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjegjësisht në njërin nga njëqind universitetet e ranguara nga fusha e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë, në përputhje me listën e fundit të publikuar në Qendrën për universitetet e klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong;
2. Kandidati të ketë të mbaruar ciklin e dytë të studimeve akademike universitare ku kohezgjatja e ciklit të parë nuk është më e shkurtër se pesë vjetë dhe ka arritë sukses mesatarë së paku 8.5 sidomos për ciklin e pare dhe ciklin e dytë ose të ketë nostrifikim të diplomës për studime akademike nga cikli i dytë të fituara jashtë vendit me ekuivalencë të suksesit mesatarë së paku 8,50;
3. Kandidati të ketë publikuar së paku 3 (tre) punime kërkimore - shkencore në tre vitet e fundit në revista ndërkombëtare shkencore ose publikime ndërkombëtare shkencore nga lëmia shkencore që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës;
4. Kandidati të ketë certifikatë - vërtetim për njohjen aktive të gjuhës së huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës të gjuhës) përveç kandidatëve të cilët arsimin akademik të më parshëm e kanë kryer në gjuhën në të cilën kryhet mësimi;
5. Të ketë përvojë pune së paku 2 (dy) vite në institucionet e larta kërkimore-shkencore dhe arsimore ose të ekonomisë, në vendet e punës që janë të lidhura me lëmin shkencore të studimeve të ciklit të parë dhe ciklit të dytë të studimeve;
6. Të ketë së paku 2 rekomandime nga profesorë universitarë ose punëdhënësi (nëse është në marrëdhënie pune);
7. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;
8. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
9. Kandidatët të cilët aplikojnë për studime të doktoraturës të mos jenë mbi moshën 35 vjeçare.
II. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM:
• Fletëparaqitje
• Vërtetim nga Universiteti (Fakulteti/Instituti) përkatësisht shkolla e doktoraturës në të cilën është i pranuar në ciklin e tretë studime të (doktoraturës);
• Certifikatë/Diplomë për mbarimin e ciklit të I (parë) dhe II (dytë) të studimeve;
• Kopje e 3 (tre) punimeve kërkimore-shkencore të publikuara në tre vitet e fundit, në revistat ndërkombëtare shkencore ose publikime ndërkombëtare shkencore nga lëmia shkencore që kanë të bëjnë studimet e doktoraturës;
• Certifikatë-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve të huaja (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës gjuhësor) përveç kandidatëve të cilët arsimin paraprak akademik të tyre e kanë mbaruar në gjuhën të cilën realizohet mësimi;
• Dëshmi-vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi për përvojë pune;
• Dy rekomandime nga profesor universitar, ose punëdhënës (nëse është në marrëdhënie pune);
• Deklaratë të vërtetuar në noter se kandidati nuk është shfrytëzues i bursave tjera;
• Vërtetim për nënshtetësi;
• Certifikatë nga libri amzë i të lindurve.

Dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet përkatësisht nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes përkatës të autorizuar gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i tretë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Certifikatën nga libri amzë i të lindurve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi përkatës publik, në përputhje me nenin 52, paragrafi 13 të Ligjit për veprimtari kërkimore – shkencore.

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në shumë prej më së shumti 40.000 dollarë USD në vit, të paguara në valutë përkatëse, sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2020/2021 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ).
Çdo shumë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është në barrë të studentit.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i zgjedhur me marrëveshje obligohet në rast se e fiton bursën, për çdo vit të kaluar të studimeve jashtë vendit do të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut kandidati është i obliguar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e administratës shtetërore, si dhe në arsimin e lartë shtetëror dhe institucionet shkencore me çka pozita e tij në punë do të jetë përkatëse me llojin dhe shkallën e kualifikimit të tij arsimore. Përderisa në periudhë prej gjashtë muaj kandidatit nuk i është ofruar punësim përkatës në organet e administratës shtetërore, arsimin e lartë shtetëror dhe institucionet shkencore ai mund të kërkoj punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisësë së Veriut.
2. Kandidati nuk është i obliguar që të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse në afat prej tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë e Fortune top lista 500 jashtë vendit. Në raste të tilla ata mund të mbeten jashtë vendit maksimum tre vite me qëllim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare, pas së cilës është i obliguar të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ta punojnë obligimin e specifikuar numër 1.
3. Në rast se kandidati ka vendosur që pas përfundimit të studimeve, që të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e përmbush obligimin nga pika 1, është e nevojshme që ti kthejë të gjitha mjetet e ndara për bursë në vlerë dhjetë here më shumë nga vlera e bursës, më së voni në afat prej një viti nga përfundimi i studimeve.
V.MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati për paraqitjen e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studime të ciklit të tretë jashtë vendit është më së voni deri më 15.09.2020.
Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin e: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 (Ndërtesa Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim bursë për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit”)
Dokumentacioni i pa kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Informacionet, kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook