Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 11, dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19), neni 49 paragrafi 2 të Ligjit për standard të studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19), dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 124/2019), dhe Rregullorja për llojin e bursës për studentët dhe mënyra e ndarjes së bursave për studentë të cilët studiojnë jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIMET AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

 

Ministria e arsimit dhe shkencës për vitin akademik 2020/2021 ndanë bursa për studimet akademike nga cikli i parë jashtë vendit për studentët e pranuar në studimet akademike nga cikli i parë në njërën nga dhjetë universitetet e renditura në të gjitha fushat, respektivisht në njërën nga njëqind universitetet e ranguara nga fusha e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarsë, matematikës, të drejtës ndërkombtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave mjekësore dhe gjenetikës, në pajtim me listën e fundit të publikuar në Qendrën për universitetet të klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë kanë kadidatët që i plotësojnë këto kushte:
1. Kandidati të ketë të mbaruar arsim të mesëm përkatës, gjatë së cilës deri në ditën e paraqitjes të ketë arritur sukses në shkollë të mesme së paku notën mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm, ndërsa nëse mëson arsim të mesëm jashtë vendit, të ketë arritur sukses mesatar ekuivalent së paku notën mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm;
2. Kandidati të jetë i pranuar në studime deridiplomike në ciklin e parë për herë të parë në vitin e pare në vitin akademik 2020/2021 në njërin nga dhejetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjegjësisht në njërin nga njëqind universitetet e ranguara nga të gjitha fushat e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë, në pajtim me listën e fundit të publikuar në Qendrën për universitetet të klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong;
3. Të ketë dëshmi për njohje të gjuhës aktive në të cilën zhvillohet mësimi,
4. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër,
5. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

II. DOKUMENTACION I NEVOJSHËM:
• Fletëparaqitje
• Dëftesa për kryerjen e vitit të I,II,III dhe IV nga arsimi i mesëm, dhe/ose vërtetim për rregjistrim të vitit të IV, kurse diploma për kryerjen e arsmit të mesëm dhe suksesi i arritur në mënyrë plotësuese të dorëzohet gjatë nënshkrimit të marrëveshjes (të vërtetuar në noter),
• Në qoftë se kandidati arsimin e mesëm e ka të kryer jashtë vendit atëherë të dorëzohet dëshmi për nostrifikim nga ana Ministrisë së Arsmit dhe Shkencës,
• Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë në studime deridiplomike nga cikli i parë në vitin akademik 2020/2021: prej kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe shuma (çmimi) i regjistrimit,
• Certifikatë - vërtetim për njohjen aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalencë për zonën përkatëse të gjuhës), me përjashtim të kandidatëve të cilët arsimin e tyre të mesëm e kanë kryer në gjuhën në të cilën realizohet mësimi,
• Deklaratë të nënshkruar nga vetë kandidati, me përgjegjësi morale dhe penale, se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër për studime deridiplomike të ciklit të parë ( të vërtetuar në noter),
• Letër motivimi;
• Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
• Certifikatën e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
• Dokumentet e lëshuara nga institucionet nga vendet tjera është e nevojshme të përkthehen nga Gjuha maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqsorë.
• Dokumentet e nevojshme për bursë për studime deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen origjinale ose kopje të vërtetuar në noter.
• Certifikata për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi përkatës publik, në pajtim me nenin 49, paragrafi 7 të Ligjit për standard të studentëve.
III. SHUMA E BURSËS:
Shfrytëzuesit të bursës i kompenzohen shpenzimet për regjistrim në vlerë prej më së shumti prej 40.000 dollar USD në vit, të paguara në valut përkatëse, sipas kursit mesatar, të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e shpalljes së Konkursit, një biletë aeroplani në fillim të studimeve një bilet aeroplani pas përfundimit të studimeve ose një bilet aeroplani kthyese, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2020/2021 në ciklin e parë të studimeve (në bazë të Listës së indekseve të çmimeve me pakicë për shpenzime jetësore, e cila është publikuar nga organet kompetente të Organizates së Kombeve të Bashkuara).
Çdo vlerë mbi shumën e lartëpërmendur për regjistrim është në barrë të studentit.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje është i obliguar që nëse e fiton bursën, për çdo vit të kaluar të studimeve jashtë vendit do të punojë dy vite në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut kandidati është i detyruar gjashtë muaj të jetë në dispozicion për punësim në organet e Institucioneve shtetërore, si dhe në Institucionet e larta arsimore dhe shkencore me çrast pozicioni i tij i punës do të jetë përkatës me llojin dhe shkallën e kualifikimit arsimor. Në qoftë se në periudhën prej gjashtë muaj kandidatit nuk i është ofruar punësim përkatës në organet e Institucioneve shtetërore, Institucionet e larta arsimore dhe shkencore ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
2. Kandidatët nuk janë të obliguar që të kthehen në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, nëse në afat prej tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë e Fortune top lista 500 jashtë vendit. Në raste të tilla ata mund të mbeten jashtë vendit maksimum tre vite me qëllim të përfitimit të përvojës ndërkombëtare, me ç’rast janë të obliguar të kthehen në Republikën e Maqedonisë dhe ta punojnë obligimin e specifikuar numër 1.
3. Në rast se kandidati ka vendosur që pas përfundimit të studimeve, që të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e përmbush obligimin nga paragrafi 1, është e nevojshme që ti kthejë të gjitha mjetet e ndara për bursë në vlerë dhjetë here më shumë nga vlera e bursës, më së voni në afat prej një viti nga përfundimi i studimeve.
V.MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati për paraqitjen e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studime të ciklit të parë jashtë vendit është më së voni deri më 15.09.2020.
Dokumentet të dorëzohen në adresë ose në Arkivin e: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 ( Ndërtesa Nova Makedonija), 1000 Shkup (me shënim “ Bursë për studime akademike në ciklin e parë jashtë vendit”)
Dokumentacioni i pa kompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Informacionet, kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook