Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin e punës në organet e administratës shtetërore (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe 110/19), neni 51 të Ligjit për standarde të studentëve ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. бр. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18, 20/19 dhe “ Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19), Vendimi për ndarjen e bursave shtetasve të huaj në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 45-4822/1 ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 154/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2019/2020

1. Ndahen 50 bursa për studentë shtetas të huaj në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me origjinë maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi) sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 45-4822/1 të datës 25.07.2019 ( “ Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 154 të datës 29.07.2019").

2. Bursa ndahet për studime deridiplomike të ciklit të parë siç janë parashikuar me statutin e institucionit të lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut ( Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” Manastir, Universiteti “ Goce Dellçev” Shtip, Universiteti “ Nënë Tereza” Shkup dhe Universitetit për shkenca informatike dhe teknologjike “ Shën Apostol Pavle” - Ohër).

3. Shfrytëzuesit të bursës i mbulohen plotësisht shpenzimet e studimit : regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi falas në konvikt për studentë , bursa mujore, sigurimi shëndetësor, shpenzimet për lëshimin dhe vazhdimin e leje qëndrimit të përkohshëm për qëllime studimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përcakton në cilin konvikt për student do të vendoset kandidati i cili ka fituar të drejtën e bursës.

4. Për informacione më të hollësishme për kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim kandidatët mund të drejtohen në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shteteve të lartë përmendura. Fletëaplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm dorëzohen në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet ku kandidati jeton më së voni deri më 01 shtator 2019.

Fletëaplikimet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

5. Kandidatët e interesuar në Fletëaplikimit duhet t′i bashkangjesin dokumentet në vazhdim:

CV( biografi të shkurtër) dhe letër motivuese me arsyetim përse kandidati dëshiron të arsimohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilin fakultet dëshiron të studiojë dhe dy alternativa të tjera për zgjedhjen e një fakulteti tjetër;

Certifikatë nga libri amë i të lindurve me përkatësin etnike të shënuar si Maqedonas/ Maqedonase . Nëse, për arsye të ndryshme në certifikatë nuk shënon përkatësia etnike , atëherë kandidati është e nevojshme të dorëzojë dokumente tjetër me të cilin e dëshmon përkatësinë e tij etnike;

Kopje të dëftesave për përfundimin e arsimimit të mesëm në kohëzgjatje prej katër viteve me përkthim dhe sqarim - notat përkatëse me sistemin tonë ( d.m.th. shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm). RIKUJTOJMË: kërkohet kopje me qëllim që të mos pengohet aplikimi i kandidatëve në fakultete ose vende të tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e rezervon të drejtën e përzgjedhjes së fakultetit nga alternativat e shënuara nga ana e kandidatëve në fletëaplikimet e tyre. Njëkohësisht duhet të merret parasysh se kandidatëve nuk u mundësohet e drejta e përzgjedhjes së konviktit për studentë për akomodim dhe se kjo është e drejtë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Gjithashtu, kandidatët fitues të bursës është e nevojshme që personalisht t′i dorëzojnë dokumentacionin për vazhdimin e të drejtës për shfrytëzimin e bursës në MASH.

Shpenzimet për nostrifikimin e diplomave i bartë vetë studenti. Është e nevojshme që Kërkesa për nostrifikimin e dokumenteve të dorëzohet në afat prej pesë ditëve pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të bursës deri te Njësia për nostrifikim në MASH me qëllim që në kohë të përfundohet procedura dhe të mundësohet ndjekje e rregullt e mësimit. 
Të gjitha informacionet më të hollësishme për procedurën e nostrifikimit gjenden në ueb faqen e MASH-it përkatësisht në www.mon.gov.mk: dokumente - nostrifikim.

6. Kandidatët të cilët do të jenë fitues të bursës, të drejtën e bursës do ta shfrytëzojë sipas marrëveshjes së lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella ndërmjet dhënësit dhe shfrytëzuesit të bursës.

7. Kandidatët e përzgjedhur fitues të bursës do të njoftohen nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vendin ku jeton kandidati.

8. Për informacione më të hollësishme për fakultetet dhe programet studimore ju rekomandojmë ueb faqet: www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk,www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk dhe www.mon.gov.mk.

Kandidatët e përzgjedhur të cilët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të arrijnë deri më 10 tetor 2019, atëherë do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.

Kontakt personi në MASH: AJTEN ILAZI : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook