Pyetjet më shpesh të parashtruara (PSHP)

për Testimin Ekstern Elektronik (TEE)

 

Përgatitjet Për Testim

P. Në cilën periudhë kohore do të realizohet/ do të mbahet testimi elektronik ekstern?        
P. Testimi elektronik ekstern do të mbahet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme  nga data 02.06.2015 deri më 10.06.2015.

P. Çka nëse në ditën e testimit elektronik ekstern ndërpritet lidhja e internetit (konekcioni)?
P. Nëse në ditën e testimit elektronik ekstern ndërpritet lidhja e internetit do të duhet të keni qasje ndaj off-line variantit të testimit, të cilën e instalon administratori i shkollës.
Informatat e detajuara për mënyrën e realizimit të këtij lloji testimi mundeni ti gjeni ne video udhëzuesin më lartë në këtë faqe.

P. A do të mbahet mësim në ditën e mbajtjes së testimit elektronik ekstern dhe çka me nxënësit të cilët atë ditë do të testohen?
P. Të gjithë nxënësit të cilët janë orarin e testimit nuk shkojnë në mësim. Të gjithë nxënësit tjerë kanë mësim të rregullt sipas orarit të verifikuar të orëve.

P. Kur nxënësit do të informohen se cilën ditë do të testohen dhe për cilën lëndë?
P. Komisioni shkollor është i obliguar që ta shpallë orarin Intern në tabelën shkollore për shpallje menjëherë pas marrjes të së njëjtës nga Qendra Shtetërore e Provimeve, më së voni tre ditë para testimit.

TESTIMI

P. Në sa ora fillon testimi ekstern?
P. Testimi ekstern në të gjitha shkollat fillon në ora 9:30

P. Sa kohë zgjatë vetë akti i testimit?
P. Testimi zgjatë 60 minuta

P. Sa është pauza mes testimeve?
P. Pauza mes dy testimeve zgjatë 30 minuta

P. Çka nëse për shkaqe teknike shkolla nuk mundet të fillon me testimin në ora 9:30?
P. Është paraparë prolongimi i fillimit të provimit për shkak problemeve tekniko-organizative. Prolongimi mund të jetë maksimum 30 minuta, por, paraprakisht me informim dhe pëlqim nga Qendra Shtetërore e Provimeve.

P. Çka nëse në ditën e testimit nxënësi mungon me arsye, dhe në cilin rast mungesa e nxënësit llogaritet si e arsyeshme?
P. Mungesat me arsye janë për shkaqe shëndetësore të cilët nxënësit janë të penguar të vijnë në testimin ekstern dhe për të njëjtën kanë vërtetim ose dokumentacion mjekësor. Nëse nxënësi për shkaqe të arsyeshme nuk merë pjesë në testimin ekstern në datën paraprakisht të përcaktuar, atëherë duhet të paraqitet në sesionin e radhës në muajin Gusht, për çka në mënyrë plotësuese do të informohet.

P. Si ta trajtojmë nxënësin i cili e prishë disiplinën dhe procedurat për nënshtrimin e provimit ose zbulohet se tenton të përshkruajë?
P. Nxënësi do të largohet nga testimi. Drejtori është i obliguar më së voni një ditë pas përfundimit të periudhës së testimit të dërgon deri në QSHP listën e nxënësve të cilët e kanë prishë disiplinën.

P. Si të trajtohet me testatorin i cili nuk iu përmbahet rregullave të testimit ose e prish disiplinën?
P. Komisioni shkollor është i obliguar që ta largon atë testator dhe ta zëvendëson me testator rezervë. Drejtori është i obliguar më së voni një ditë pas përfundimit të periudhës së testimit të dërgon deri në QSHP listën e testatorëve të cilët e kanë prishë disiplinën. Për ata testatorë do të ndërmerren masa adekuate ligjore.

P. Si do ti nënshtrohen testimit nxënësit me nevoja të posaçme arsimore të inkluzuar në arsimin e rregullt?
P. Për çdo fëmijë me nevoja të posaçme arsimore përcaktohet testator plotësues i cili do t’iu ndihmon gjatë kohës së testimit.

P. A ju është lejuar nxënësve shfrytëzimi i pajisjeve shtesë gjatë kohës së testimit?
P. Është e lejuar shfrytëzimi i lapsit dhe letrës për lëndët e përgjithshme arsimore: matematikë, fizikë dhe kimi si dhe laps, letër dhe kalkulator për lëndët profesionale në vijim.

P. Kush guxon të jetë prezent në testim?
P. Në testim guxon të jetë prezent testatori, testatori plotësues për nxënës me nevoja të posaçme, administratori nëse ka ndonjë problem dhe vëzhguesi i autorizuar.

P. A ju nënshtrohen testimit ekstern nxënësit e çrregullt dhe nxënësit të cilët janë udhëzuar në provim klase?
P. Nxënësit e çrregullt nuk udhëzohen në testimin ekstern, ndërsa nxënësit të cilët janë të udhëzuar në provim klase do tju nënshtrohen testimit ekstern.

P. A do kontrollohet objektiviteti i arsimtarit gjatë vlerësimit të arritjeve të suksesit të nxënësve, nëse është më tepër se tre muaj në pushim mjekësor?
P. Kontrolli i objektivitetit të arsimtarit gjatë vlerësimit të arritjeve të suksesit të nxënësve, do të kryhet nëse arsimtari është së paku gjashtë muaj në mësim.

P. Rezultatet nga testimi ekstern a do të regjistrohen (shkruhen) në dëftesa?
P. Rezultatet nga vlerësimi ekstern të arritjeve të suksesit të nxënësve, shkolla i regjistron (shkruan) në dëftesën e klasës\vitit përfundimtar dhe të njëjtat ndikojnë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit.

pishtar l sajt AL

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

spiro alb

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook