Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se Komisioni Federal i Bursave për studentët e huaj të Qeverisë së Zvicrës për vitin akademik 2019-2020 do të ndajë më së shumti 30 bursa për studime të doktoraturës dhe pasdoktoraturës si dhe për kërkime , për studentët nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kaukazit, duke përfshirë Republikën e Maqedonisë.

Bursat janë të dedikuara për kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare me sukses të lartë mesatar, studime për doktoraturë dhe pasdoktoraturë si dhe për kërkime në të gjitha fushat shkencore në cilëndo nga universitetet shtetërore ose në institutet e njohura të Zvicrës.

Konkursi nuk parashikon ndarjen e bursave për studime universitare dhe master.


Informata më të hollësishme për ndarjen e bursave mund të merren në faqen e internetit të Ambasadës Zvicerane në Shkup, www.eda.admin.ch/macedonia, në: 02 3 103 300 dhe përmes adresës elektronike
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


Formularët për aplikim dhe të gjitha dokumentet e kërkuara mund të merren në Ambasadën Zvicerane në Shkup, ku ato dorëzohen në tri kopje, më së voni deri më datën15 nëntor 2018.