Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje të diplomuarve të rinj nga Evropa Juglindore, Franca, Izraeli dhe vendet Arabe që të aplikojnë për “ Bursë Ndërkombëtare parlamentare” (IPS) në vitin 2018 ku të diplomuarit e rinj do të kenë mundësi të fitojnë të drejtë të mbajnë punë praktike tek deputetet në Bundestagun Gjerman përkatësisht përmes pjesës teorike dhe praktike të rinjtë prej së afërmi do të njoftohen me sistemin parlamentar gjerman.

Programi zgjat prej 1 mars deri më 31 korrik 2018. Parakushtet për përzgjedhje ndër të tjerash janë njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane, njohja e politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane.

Informacione më të hollësishme gjenden në :www.bundestag.de/ips ose www.skop.diplo.de

Kërkojmë që të promovohet ky program me qëllim që sa më shumë të diplomuar të rinj nga Maqedonia të konkurrojnë .

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 qershor 2017 në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup me e-mail (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.), ku bëhet edhe përzgjedhja e parë. Kandidatët e përzgjedhur do të thirren në Ambasadë për intervistë

Ju falemnderit për mbështetjen tuaj për Programin - IPIS.