Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë , lëshuan në përdorim shkollën e mesme në Komunën Shuto Orizarë. I gjithë investimi për ndërtimin dhe pajisjen e shkollës së mesme kap vlerën prej 85.000.000 denarësh.

“Bëhet fjalë për shkollën e parë të mesme e cila është ndërtuar në Komunën Shuto Orizarë. Ndërtimi i kësaj shkolle në masë të madhe do t'iu ndihmojë shumë nxënësve të shkollave të mesme të cilët jetojnë në këtë pjesë të Shkupit. Në vend që nxënësit të udhëtojnë për në shkollat e mesme në komunat tjera në kryeqytet, nxënësit e kësaj komune arsimimin e tyre do të mund ta vazhdojnë në afërsi të shtëpive të tyre” theksoi Ademi.

Në shkollën e mesme në Shuto Orizarë do të ketë drejtime dhe profile të ndryshme. Nxënësit e shkollave të mesme do të përcaktohen për drejtimin e mjeksisë ( profili arsimor- motër medicinale), ndërtimtari - profili gjeodezi, ( profil arsimor, teknik i ndërtimtarisë), drejtimi hotelieri - turistike ( profili arsimor , kamerierë), drejtimi ekonomi- drejtësi dhe tregti ( profili arsimor teknik i ekonomisë) dhe shërbime personale ( profili arsimor parukeri ). 

Objekti i shkollës së mesme mbulon një hapësirë prej 4405 m2. Në brendinë e ndërtesës së re gjendet edhe biblioteka e shkollës në të cilën nxënësit do të mund t'i gjejnë të gjitha lekturat shkollore, si dhe literaturë plotësuese ku nxënësit do të mund t'i zgjerojnë njohurit e tyre. Mësimi nga lënda e edukatës fizikës , do të zhvillohet në sallën e re sportive. Mësimin në këtë shkollë do të mund ta ndjekin 400 nxënës në një ndërrim.

Ministri Ademi dhe Kryeministri Gruevski sot gjithashtu vizituan edhe objektet shtesë të të dy shkollave fillore në Komunën Shuto Orizarë -“ Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” dhe “ 26 Korriku”.

Ademi shtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dhënë pëlqim për ndërtimin e shkollës së mesme në komunën e Sarajit dhe së shpejti pritet që edhe kjo shkollë të lëshohet në përdorim.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook