Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, mori pjesë në takimin e dhjetë shkencorë ndërkombëtarë, organizuar nga Instituti Alb - shkenca. Kjo ngjarje bashkon emrat e njohur nga lëmia e shkencës, takim ku shkenctarët shqiptarë idetë dhe arritjet shkencore i shkëmbejnë me kolegët e tyre. Ide dhe mendime shkencore të cilat përhapen në mbarë botën.

“ Për rëndësinë dhe madhështinë e këtij evenementi flet vet prania e 300 shkencëtarëve, 50 prej të cilëve janë nga Maqedonia të cilët do të prezantohen me arritjet dhe rezultatet e tyre shkencore . Takimet e këtilla janë një mundësi e shkëlqyer që shkencëtarët të debatojnë për tema të caktuara, të shkëmbejnë përvoja, të fitojnë njohuri të reja, të cilat do ta çojnë shoqërinë përpara. Me komunikim të ndërsjellë të shkenctarëve shqiptarë nga vendi ynë me kolegët e vendeve të ndryshme, lindin partneritete të reja të cilët janë parakusht për aplikim edhe në projekte të ndryshme ndërkombëtare” tha Ademi.
Ministri Ademi gjithashtu theksoi se Maqedonia është vend i cili mbështet veprimtarinë shkencore - hulumtuese .

Disa herë kam theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë investon në zhvillimin e mendimit shkencorë përmes ndarjes së mjeteve financiare autorëve të punimeve shkencore. Edhe atë përmes të ashtuquajturave “subvencione shkencore” dhe “ subvencione krijuese” në vlerë prej 30.000 denarëve të cilat ndahen për autorët e punimeve nga Republika e Maqedonisë, botuar në revista ndërkombëtare me faktor ndikimi. Në Institucionet e larta arsimore dhe institutet shkencore janë instaluar laboratorë të pajisur me pajisje më të sofistikuara ku shkencëtarët do të mund të hulumtojnë dhe të bëjnë zbulime të reja.

Gjithashtu, Republika e Maqedonisë nga 1 korriku i viti 2014 është nënshkruese e Marrëveshjes për pjesëmarrje në Programin e Unionit “ Horizont 2020” - Program Korrnizë për hulumtim dhe Inovacion ( 2014-2020), me ç'rast hap një mundësi të madhe për zhvillimin e veprimtarisë shkencore - hulumtuese në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës udhëheq edhe Regjistrin për regjistrimin e subjekteve të cilët kryejnë veprimtari shkencore - hulumtuese. Në të janë regjistruar - Institutet Shkencore si njësi në kuadër të Universiteteve shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë” theksoi Ademi.

Ai shtoi se MASH është e gatshme që të vehet në funksion të kuadrit shqiptar i cili është i angazhuar nëpër Universitetet nëpër botë që të njejtët të mund të ligjerojnë edhe në Universitetet tona.
“Përvojën e tyre ta përcjellin këtu. Të jenë lidhja ose urra në mes Universiteteve. Për këtë angazhim ne do të sigurojmë përkrahje finansiare për secilin që do të vijë të mbajë ligjerata në Unive rsitetet tona, kuptohet pa e rezikuar vendin e punës në Universitetin ku janë të punësuar”, theksoi Ademi.

Në fund të fjalimit të tij para të pranishmive, Ministri theksoi disa nga përfitimet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë ofron për studentët dhe mësimdhënësit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook