Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të lëshimit në përdorim të sallës sportive të ndërtuar në kuadër të Universitetit Shtetërorë të Tetovës.

Ademi theksoi se kjo sallë sportive është një nga tetë objektet sportive të cilat janë ndërtuar ose janë në fazën e ndërtimit në Komunën e Tetovës.

“ Ne si Qeveri e Republikës së Maqedonisë dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës investojmë në objekte të tilla me qëllim që nxënësit dhe studentët të disponojnë kushte më të mira për mësim. Gjithashtu këtë objekt mund ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Tetovës” theksoi Ademi.

Ministri Ademi potencoi se investimet vazhdojnë në shumë objekte infrastrukturore në arsimin e lartë, duke njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i objekteve për dy fakultete për nevojat e Universitetit “ Shën Qirili dhe Metodi” .