Bazuar në bashkëpunimin shumë të frytshëm në kontinuitet në mes të Ministrisë për arsim dhe sport të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë, e cila këtë vit u kurrorizua me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës, në mes të dy ministrive amë, në fillim të qershorit të këtij vitit, në Vlorë, Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, solli Vendimin nr. 638, të datës 22.07.2015, “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016″. Mbi bazë të këtij vendimi, janë miratuar 600 kuota pranimi për shqiptarët nga trojet jashta kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilët dëshirojnë të ndjekin programe studimore në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, Këshilli i ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi 147 kuota pranimi për regjistrim në programet e ciklit të parë „Bachelor“, programet e integruara të ciklit të dytë “Master i shkencave” dhe programet jo universitare profesionale, me kohë të plotë.

Informohen të gjithë kandidatët nga Republika e Maqedonisë, që dëshirojnë të ndjekin studimet në programet e ndara në ciklin e parë (Bachelor) të studimeve, në kuadër të kuotës së paraparë për studentët nga Maqedonia, që të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse dhe të ndjekin afatet e caktuara.

Aplikimi bëhet, si të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve, i cili është publikuar dhe në web faqen e Ministrisë së arsimit dhe sportit të Republikës së Shqipërisë, në lidhjen e mëposhtme:

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/2015/Udhezim_24_MAS_konkurset_2015_-_2016.pdf

Kandidatët e interesuar për regjistrim duhet të aplikojnë më pas për programin përkatës të studimit, me dokumentacionin përkatës, konform udhëzimeve specifike, për çdo kategori, që do të publikohen në vijim në web faqen e Ministrisë së arsimit dhe sportit të Republikës së Shqipërisë:

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920&page=1

Sjellim në vëmendje se aplikimi për konkurset e pranimit bëhet pranë universitetit përkatës, brenda datës 18.08.2015.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook