Sot, në Shkollën Fillore “Mehmet Deralla” në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit filloi ndërtimi i sallës së sportit, projekt ky i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili ishte i pranishëm në aktin e vendosjes së gur-themelit theksoi se ky projekt do të realizohet për gjashtë muaj ndërsa kap vlerën prej afër 34 milion denarë.

“Projekti për ndërtimin e kësaj salle është hartuar në përputhje me standardet për kësi lloj të sallave të sportit ku përveç hapësirës për aktivitete sportive do të ketë edhe një Tribunë anësore, hapësirë nën tribunë, nyje sanitare , gardërobë dhe hapësira për aktivitete tjera. Salla do të jetë e pajisur me mjetet moderne sportive”, tha ministri Ademi. Ai më tej u shpreh se investimet në arsim mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë për ndjekjen e procesit edukativo arsimor.

“Vazhdojmë me projektet tona që i kemi hartuar në MASH, përkatësisht në Qeverinë e RM-së. Dëshirojë të potencoj se për momentin janë duke u zhvilluar punimet për rikonstruimin e 7 objekteve shkollore, ndërsa gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm do të fillojmë me rikonstruimin edhe të 30 objekte tjera shkollore në tërë territorin e vendit tonë. Gjithashtu, përveç kësaj salle në Gradec, ndërtohen edhe 8 salla tjera si në Likovë, Reçicë, Zhelinë dhe ne vendbanime tjera”, tha në fjalën e tij ministri Ademi. Ministri i Arsimit dhe Shkencës përmendi edhe investimet në arsimin e lart.

“Së pari herë këtë vit nga mjete të buxhetit, përveç USHT-së, ndihmohet financiarisht edhe UEJL dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup”, tha ministri Abdilaqim Ademi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri theksoi se fillimi i ndërtimit të kësaj salle është dëshmi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdon me realizimin e projekteve të sferave të ndryshme që ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Ai më tej u shpreh se BDI si pjesë e Qeverisë realizon premtime e dhëna para elektoratit dhe në tërësi do të realizojmë programin e saj.
Në këtë aktivitet që u organizua me rastin e 14 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ai i Ekologjisë, Nurhan Izairi, i pushtetit lokal, Lirim Shabani, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, deputetë, drejtorë, dhe funksionar tjerë të pushtetit lokal dhe atij qendror.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook