Thirrje për pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara në kuadër të Programit Evropian për hulumtim dhe inovacion Horizon 2020

 

Njoftim 1


Në kuadër të programit Horizon 2020, Komisioni Evropian ka organizuar Info Ditë për të promovuar Programin e Punës për 2016-2017 me prioritet "Shëndeti, ndryshimet demografike dhe mirëqenia", dhe një ngjarje për krijimin e rrjeteve dhe ndërtimin e partneriteteve për të krijimin e propozim projekteve.
Koha dhe vendi: Bruksel: 17-18 shtator 2015.
Regjistrimet Online janë të hapura nga 30 korrik 2015. Linku  

 

Njoftim 2


Thirrje për pjesëmarrje në "Kongresin e 9-të Evropian të Mjekësisë Tropikale dhe Shëndetin ndërkombëtar - Fokusimi i shkencës së lartë në zgjidhjen e sfidave globale shëndetësore "
 Koha dhe vendi: 06-10 shtator 2015, Bazel, Zvicër. Linku

 

Njoftim 3

 

Punëtori për skenarët e zhvillimit Rajonal për Rajonin e Danubit (skenare mjedisisore dhe socio-ekonomike, me theks mbi projeksionet e popullsisë, trendet ekonomike, duke përfshirë transportin dhe energjinë, faktorët e inovacionit teknologjik dhe roli i politikave të investimeve dhe zhvillimit të BE-së), të organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian.
Koha dhe vendi: 19-20 nëntor 2015, Ispra, Itali
Afati për aplikim është 4 shtator 2015

Mundësi për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve në përputhje me rregullat e Qendrës së Përbashkët Kërkimore (www.jrc.ec.europa.eu) Linku

 

Njoftim 4


Shkolla e Dytë verore për komercializimin e pronës intelektuale dhe transferit të teknologjisë, të organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian dhe Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale.
Koha dhe vendi: 16-18 shtator 2015, Budapest, Hungari.
Programi dhe regjistrimi janë në dispozicion nga 30 korrik 2015. Linku