Nga 1 shtator të këtij viti, pritet që shkolla fillore "Zhivko Brajkovski" në komunën e Butel-it të hap dyert e godinës së re shkollore me një sipërfaqe prej 5.000 metra katrorë dhe me një kapacitet për 900 nxënës. Ndërtimi i godinës së re shkollore është në fazën përfundimtare dhe është duke u zbatuar me mjete në vlerë prej 73 milionë denarë, të siguruara përmes projektit për mbështetje të komunave nga Banka Botërore. Këtë shkollë sot e vizituan Zëvendës Ministri i Arsimit Spiro Ristovski, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Financave Zoran Stavreski dhe kryetari i Komunës së Butelit Petre Latinovski.

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, me ribalansin e fundit ka marrë fonde shtesë për rindërtimin dhe rehabilitimin e shkollave. Vetëm gjatë verës janë planifikuar rreth 220 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë shtetin, - tha Ristovski dhe vuri në dukje se gjatë verës do të rindërtohen 45 shkolla në më shumë komuna.